“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpë
Ditën e sotme është shtyrë gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish-presidentit, të cilët po zbatojnë bojkotin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Monika Kryemadhi dha një deklaratë për mediat jashtë SPAK, ku u shpreh se është e revoltuar nga kjo, pasi ishte e gatshme që të mbrohej. Sipas saj, nuk mund të penalizosh zotin Meta për bojkotin e avokatëve dhe shtoi se është shpërdoruar e drejta e tyre për t’u mbrojtur.
“Në rastin konkret qoftë nga unë qoftë nga Meta është shpërdoruar e drejta jonë nga institucionet e drejtësisë për tu mbrojtur. Përdorimi i shtyrjes iu bë për të pezulluar masat e zotit Meta për dy javë”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, bojkoti i avokatëve po përdoret si pjesë e një skenari për të frenuar arrestime të tjera.
“Çdo kriminal, çdo njeri që do arrestohet, pas 72 orësh do të dalë se s’ka avokatë, s’ka proces. Ky është skenar që mos të arrestohen njerëz të njerëzve të grupit të strukturuar të Sulltanit të madh. Këta të tjerët që na prishnin punë dhe na destabilizonin situatën politike, t’i mbajmë brenda. Unë e ndjeva e fyer. Avokatja ime ishte në sallë. Jemi në fazën e parashtrimeve ku unë shpjegoj. Pretendimet janë absurde.
S’mund të penalizosh Ilir Metën për bojkotin e avokatëve, nëse vendimi është i ligjshëm apo jo. I njëjti pretendim u ngrit dhe nga avokatja ime. Kërkova që të shtyhej një javë tjetër seanca, për një arsye timen shëndetësore. Unë u ndjeva kriminalisht e shfrytëzuar, pasi njerzillëku nuk ekziston. E dija se në politikë nuk ekzistonte njerzillëku, por mendoja se disa institucione ku kemi lënë fatin e jetës sonë në duar mund të kishte më njerzillëk.
Mbaj mend që më tha një protestues këtu para SPAK një ditë; mos ki frikë nga gjykimi nga kjo godinë këtu, por nga populli. Dhe e vërtetë, do vijë dita që të gjithë do të përgjigjen para popullit. Edhe ne politikanët dhe të gjithë të tjerët”, tha Kryemadhi. /TCH/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.