🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,606 ▲0.35%
DOW 46,607 ▲0.22%
NASDAQ 21,983 ▲0.48%
NAFTA 112.42 ▲0.79%
ARI 4,679 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,789 ▲ +3.51% ETH $2,142 ▲ +3.82% XRP $1.3411 ▲ +2.94% SOL $81.8600 ▲ +2.31%
S&P 500 6,606 ▲0.35 % DOW 46,607 ▲0.22 % NASDAQ 21,983 ▲0.48 % NAFTA 112.42 ▲0.79 % ARI 4,679 ▼0.02 % S&P 500 6,606 ▲0.35 % DOW 46,607 ▲0.22 % NASDAQ 21,983 ▲0.48 % NAFTA 112.42 ▲0.79 % ARI 4,679 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Linkoln”, stërvitje në ujërat e Adriatikut

Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Linkoln” prej disa ditësh po zhvillon stërvitje në ujërat e detit Adriatik, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë në aeroplanmbajtësen amerikane ku është takuar me drejtues të lartë dhe ushtarakë të kësaj të fundit.

“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Xhaçka pas kësaj vizite duke falënderuar Ambasadën amerikane në Tiranë për ftesën dhe komandantin e aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare.

USS Abraham Lincoln (CVN-72) është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA. Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 tonë. Kjo klasë aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake më e madhe dhe më e fuqishme në botë, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA.

USS Abraham Lincoln është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA. Së bashku me kryqëzorët me raketa të drejtuara dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.

Grupi i Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA, së bashku me aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln (CVN-72) gjendet prej disa ditësh në Adriatikun Jugor, pranë brigjeve shqiptare, për të zhvilluar një stërvitje të planifikuar përpara ridislokimit të saj në një rajon tjetër operacional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.