🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,778 ▲ +0.97% ETH $2,286 ▲ +1.45% XRP $1.2759 ▲ +2.06% SOL $93.4200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aeroporti i Shkupit pajiset me skanerë të rinj të sigurisë, pasagjerët nuk do të duhet t’i nxjerrin nga çanta mjetet elektronike

Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Sipas drejtorit gjeneral të TAV-it, Nexhat Kurt me këtë investim Aeroporti është i vetmi në Ballkan, që e posedon këto pajisje, me çka në masë të madhe rritet siguria e udhëtarëve dhe përshpejtohet mënyra e kontrollimeve të bagazheve.

Ai tha se pasagjerët gjatë procesit të kontrollit nuk do të kenë më nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat celularë. Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, bëri të ditur se bashkëpunimi me TAV ka mundësuar investime prej 50 milionë eurosh në një numër të madh projektesh, duke theksuar rëndësinë e modernizimit, rindërtimit dhe zgjerimit të vazhdueshëm të aeroportit të Ohrit.

“Ne duam ta largojmë atë stresin nga pasagjerët, së pari duhet t’i bëjmë të ndihen të sigurt. Gjithashtu pjesa e dytë është për përvojën e pasagjerëve, të bëhet kontrolli më shpejtë, ju nuk duhet t’i hiqni çantat tuaja nga pakoja, nuk do të duhet t’i hiqni laptopët nga çantat, mund t’i mbani, ndërsa procesi është i shpejtë pa stres”, u shpreh Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i operatorit të Aeroportit TAV.

“Ky investim kap vlerën e diku rreth 1 milion eurove dhe Aeroporti i Shkupit po bëhet lider në rajon. Ne si Qeveri kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me TAV-in dhe të njëjtit deri më tani kemi donacione me rreth 50 milionë euro, ndërsa 97 projekte janë në fazën e realizimit në të gjithë vendin”, deklaroi Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.