Bota

AFGANISTAN – 26 ushtarë të vrarë pas sulmit taleban kundër një baze ushtarake

Disa dhjetëra talebanë sulmuan një bazë të ushtrisë afgane në jug të vendit duke vrarë 26 ushtarë, sipas bilanceve zyrtare.

Që prej fillimit të ofensivës së tyre në pranverë, kryengritësit kanë shtuar këto lloj sulmesh kundër kazermave ushtarake dhe bazave të policisë.

Sipas një burimi lokal, sulmi ndaj kampit ushtarak të Karzalit, në jug të provincës së Kandaharit, zgjati disa orë dhe ushtria u bëri thirrje forcave ajrore të bombardonin kryengritësit.

Ky kamp ndodhet në jug të provincës së Kandaharit, në afërsi të Helmandit fqinj, një bastion taleban ku dominon kultuara e kultivimit të lulëkuqes, prej të cilës nxjerrin të ardhurat e tyre.

“Terroristët kanë sulmuar kampin në Karzali në mesnatë. Ushtarët kanë rezistuar dhe kanë vrarë 80 terroristë”, theksoi zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Dawlat Waziri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button