Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit
Dita e dy netëve po afron. Një spektakël i rrallë qiellor pritet të magjepsë miliona njerëz më 12 gusht, me një eklips total diellor që do të jetë i dukshëm në disa pjesë të botës.
Sipas NASA-s, eklipsi do të mund të shihet në Spanjë, Groenlandë, Islandë, Rusi dhe në një pjesë të Portugalisë. Fenomeni ndodh kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës, duke mbuluar plotësisht diskun e Diellit përgjatë një korridori të ngushtë në sipërfaqen e planetit.
Kjo zonë njihet si “rruga e totalitetit” dhe është vendi ku spektakli astronomik do të jetë më mbresëlënës. Miliona njerëz kanë bërë përgatitje për ta ndjekur këtë fenomen.
Gjatë minutave të eklipsit total, qielli i ditës do të errësohet, duke krijuar një pamje të ngjashme me muzgut ose agimin. Ndryshimi i papritur i dritës mund të ndikojë edhe te kafshët, pasi disa prej tyre janë vërejtur duke u zgjuar, të bindura se nata ka ardhur.
Ata që ndodhen në rrugën e totalitetit do të kenë mundësinë të shohin edhe koronën diellore, atmosferën e jashtme të Diellit që zakonisht fshihet nga shkëlqimi intensiv. Jashtë kësaj zone, spektatorët do të shohin një eklips të pjesshëm, me Hënën që mbulon vetëm një pjesë të sipërfaqes së Diellit.
Eklipset totale të fundit janë parë në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë në vitin 2024, në Antarktidë në vitin 2021 dhe në Kili në vitin 2019.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.