Zgjedhjet vendore 2027, Begaj fton partitë në konsultime për datën e votimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur më 30 tetor përfaqësuesit e grupeve parlamentare për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, bëjnë me dije burime nga Presidenca.
Takimi pritet të shërbejë për konsultimin me grupet parlamentare përpara përcaktimit të datës së zgjedhjeve lokale të ardhshme.
Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti Begaj pritet të nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, në përputhje me afatet ligjore.
Afati i fundit për dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027 është 7 nëntori.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.