☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,602 ▲ +0.22% ETH $2,251 ▲ +1.08% XRP $1.2528 ▲ +0.6% SOL $95.9500 ▲ +1.66%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Agim Ademi drekon me Arijon Ibrahimoviqin, a do të jetë prurja e re te Kosova?





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 13, 2026

Agim Ademi drekon me Arijon Ibrahimoviqin, a do të jetë prurja e re te Kosova?


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me talentin kosovar të futbollit, Arijon Ibrahimoviq, i cili është pjesë e Bayern Munichut.

Ademi ka publikuar një fotografi nga dreka e përbashkët me Ibrahimoviqin në Prizren, duke e vlerësuar lart talentin dhe karakterin e futbollistit 19-vjeçar.

“Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së i ka uruar Ibrahimoviqit suksese në karrierë, duke shprehur bindjen se ai do të ketë arritje të mëdha në të ardhmen, ndërsa ka falënderuar edhe familjen e tij për ruajtjen e lidhjes me Kosovën dhe vlerat e saj.

Megjithatë, një detaj në fotografinë e publikuar ka tërhequr vëmendjen. Ademi dhe Ibrahimoviqi kanë zgjedhur të fotografohen pranë një lokali ku në sfond shihet mbishkrimi “Coming Soon”, një detaj që jep shpresa se mund të mos ketë qenë një zgjedhje e rastësishme.

Kjo rrit gjasat që talenti i Bayern Munichut mund të jetë një nga prurjet e reja të mundshme për Kombëtaren e Kosovës. Megjithatë, presidenti i FFK-së nuk ka dhënë ndonjë detaj apo konfirmim lidhur me atë se fanellën e cilës kombëtare do ta veshë Ibrahimoviq.

Arijon Ibrahimoviq, i cili ka prejardhje kosovare, është pjesë e akademisë së Bayern Munichut dhe konsiderohet një nga talentet premtuese të futbollit gjerman. Ai ka përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat e reja, por mbetet i hapur diskutimi për zgjedhjen e tij në nivelin senior.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.