☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 102.22 ▼0.21%
ARI 4,326 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,478 ▲ +0.82% ETH $2,443 ▲ +1.63% XRP $1.2979 ▼ -0.05% SOL $99.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.22 ▼0.21 % ARI 4,326 ▼1.4 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.22 ▼0.21 % ARI 4,326 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Agjencia Franceze e Zhvillimit: Si do të ndihmohen bizneset shqiptare drejt BE-së

Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) ka angazhuar më shumë se 620 milionë euro në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit, me financime që kanë mbuluar infrastrukturën, energjinë, mjedisin, reformat publike dhe sektorin privat.

Me afrimin e vendit me BE-në, fokusi po zhvendoset edhe te përshtatja e kompanive shqiptare me mjedisin e ri konkurrues që do të sjellë anëtarësimi.

Me rastin e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Christophe Lecourtier, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), shprehet për redaksinë e Monitor në lidhje me pesë vitet e veprimtarisë së AFD në Shqipëri, sfidat e konvergjencës europiane dhe perspektivat në prag të anëtarësimit në BE dhe më tej.

Ai pohon se bizneset shqiptare do të përballen njëkohësisht me konkurrencë më të madhe dhe me mundësi të reja, ndaj mbështetja për sektorin privat duhet të shkojë përtej financimit të drejtpërdrejtë.

Përmes Proparco, grupi ka financuar institucione mikrofinanciare, duke zgjeruar aksesin në kredi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, ndërsa AFD thotë se synon të mbështesë edhe ekosistemet e biznesit, inovacionin, shkëmbimin e njohurive dhe partneritetet mes kompanive shqiptare dhe europiane.

Në këtë proces, sfida për kompanitë nuk lidhet vetëm me gjetjen e financimit, por edhe me rritjen e produktivitetit, teknologjinë, standardet dhe aftësinë për të konkurruar në tregun europian. Z. Lecourtier shpjegon se mbështetja do të vijë përmes financimit, ekspertizës, inovacionit dhe krijimit të partneriteteve që do t’i ndihmojnë bizneset shqiptare të përshtaten me konkurrencën europiane.

Përse është e pranishme AFD në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor? A bëhet fjalë thjesht për suport për zhvillim?

AFD është e pranishme në Shqipëri për një arsye shumë të thjeshtë: e ardhmja europiane e Shqipërisë është edhe pjesë e së ardhmes së Evropës. Nëse shohim shifrat, në pesë vite kemi angazhuar më shumë se 620 milionë euro – dhe ky është një rezultat konkret.

Por kjo nuk është thjesht suport tradicional për zhvillim, një qasje që ka evoluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Bëhet fjalë për një qasje të rinovuar, që vendos partneritetin e vërtetë në qendër të saj.

Që nga viti 2019, Franca ka bërë zgjedhjen e qëllimshme për t’u riangazhuar thellësisht në Ballkanin Perëndimor, në një kontekst të tensionuar gjeopolitik.

Lufta në Ukrainë e ndryshoi rrënjësisht situatën. Sot, zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një proces i largët diplomatik, edhe pse ai mbetet, në mënyrë të vendosur, i bazuar në merita, me kritere të qarta dhe të arsyeshme. Zgjerimi është gjithashtu një çështje sigurie kolektive. Vendi i Shqipërisë në Evropë po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje e sigurisë sonë kolektive.

Jemi të pranishëm sepse stabiliteti dhe prosperiteti i Shqipërisë, ashtu si edhe e ardhmja e saj evropiane, janë të pandashme nga siguria e Francës dhe e të gjithë Bashkimit Evropian. Kur Shqipëria ka sukses, Evropa bëhet më e fortë, më e sigurt dhe më e bashkuar.

Qasja jonë kombinon financimin e projekteve, ekspertizën teknike dhe partneritetet ekonomike – atë që ne e quajmë “TeamFrancë”, Ekipi France – duke forcuar lidhjet e thella dypalëshe të krijuara nga dy vizita presidenciale dhe nga puna e vazhdueshme e ambasadores franceze dhe shërbimeve të saj.

Ne nuk jemi këtu thjesht për të siguruar financime. Jemi këtu për të shoqëruar transformimin strukturor që vjen me anëtarësimin në BE.

Cilat janë tendencat e veprimtarisë së Grupit AFD në Shqipëri? Cilave sfida konkrete po i përgjigjet AFD?

Strategjia jonë mbështetet në dy shtylla kryesore. E para lidhet me infrastrukturat bazë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme.

Në Durrës, për shembull, falë një kredie prej 60 milionë eurosh të nisur në vitin 2022, po financojmë rehabilitimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit. Objektivi? Të garantojmë furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë për 350 000 banorë, duke ruajtur në të njëjtën kohë burimet jetike ujore.

Shtylla e dytë lidhet me politikat publike ambicioze për rritje të qëndrueshme dhe integrim evropian. Pa mbështetjen e reformave strukturore, infrastruktura e vetme nuk mjafton.

Për këtë arsye, kemi mbështetur reforma të rëndësishme në fushën e klimës dhe mjedisit, të udhëhequra nga qeveria, përmes një kredie prej 120 milionë eurosh, në partneritet me Bankën Botërore, duke u mbështetur gjithashtu në kapacitetet e njerit prej dy filialeve te saj, Expertise France dhe të ekosistemit më të gjerë francez.

Një tjetër shembull është një kredi prej 50 milionë eurosh për politika zhvillimore dhe ekspertizë për fuqizimin ekonomik të grave – një çështje thelbësore, pasi përjashtimi i grave nga tregu i punës i kushton Shqipërisë deri në 20% të potencialit të saj të PBB-së çdo vit.

Së fundi, në sektorin e energjisë, ne po mbështesim gjatë këtyre 5 viteve reformat politike për konsolidimin dhe zhvillimin e sektorit. Për një vend si Shqipëria e cila aktualisht mbështetet shumë tek energjia e pastër, ne mbështesim diversifikimin e burimeve, digjitalizimin dhe integrimin në tregun evropian te sektorit elektrik.

Synimi është gjithashtu të ndihmojmë Shqipërinë të zhvillojë eksportet e energjisë elektrike me karbon të ulët, duke kontribuar kështu më gjerësisht në sigurinë energjetike të Evropës. Ky është një nga aspektet e shumta të asaj që Shqipëria mund t’i sjellë Bashkimit Europian, duke na vendosur të gjithëve në një pozitë më të fortë.

Cili është roli i Grupit AFD në ekosistemin ndërkombëtar të financimit për zhvillim?

Ajo që e bën Grupin AFD të veçantë është aftësia jonë për të bashkuar politikat publike, financimet e projekteve dhe ekspertizën nën një strukturë të vetme.

AFD punon me sektorin publik dhe shoqërinë civile, Proparco me sektorin privat, ndërsa Expertise France ofron ekspertizë teknike nga Franca dhe nga Bashkimi Evropian në tërësi. Së bashku, ato formojnë një platformë operacionale unike.

Ne përdorim një gamë të plotë instrumentesh financiare – kredi, grante dhe garanci – duke ofruar njëkohësisht njohuritë teknike të nevojshme përmes Expertise France.

Institucionet dypalëshe të zhvillimit, si Grupi AFD, janë të rrënjosura thellë në kontekstet e tyre kombëtare, çka e bën më të lehtë krijimin e bashkëpunimit mes institucioneve homologe, veçanërisht të rëndësishëm në kontekstin e zgjerimit të BE-së.

Ajo që na ndihmon të përparojmë është gjithashtu aftësia jonë për të punuar si një “Team Europe”, Ekipi Europë, i vërtetë me institucionet evropiane dhe me të gjitha bankat dhe agjencitë e zhvillimit të vendeve anëtare, si KfW-ja gjermane apo CDP-ja italiane, si dhe shumë të tjera.

Kjo përfshin gjithashtu bankat shumëpalëshe të zhvillimit, si Banka Botërore, BEI dhe BERZH-i.

Ne mobilizojmë të gjithë mekanizmat e BE-së në rajon, gjë që ndihmon Shqipërinë të ketë akses në këto fonde, duke i bërë projektet më lehtësisht të financueshme dhe duke përshpejtuar investimet.

Aktiviteti i Grupit në rajonin e Ballkanit Perëndimor tani përfaqëson më shumë se 10% të aktivitetit tonë global, duke dëshmuar një riangazhim të rëndësishëm strategjik të Francës.

Si kontribuon konkretisht AFD në procesin e anëtarësimit në BE? A mund të jepni shembuj specifikë?

Integrimi europian kërkon që ligjet, standardet dhe infrastruktura të harmonizohen me acquis-në e BE-së, i cili është zgjeruar ndjeshëm krahasuar me raundet e mëparshme të zgjerimit të BE-së.

Projektet tona synojnë pikërisht këtë.

Marrim si shembull sektorin e kanalizimeve në Durrës: falë bashkëfinancimit BE-AFD, po modernizojmë infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotura, duke përfituar më shumë se 410 000 banorë, në përputhje me standardet e BE-së dhe me Kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”, një nga kapitujt e mbetur të acquis-së, për mbylljen e të cilit nevojiten investime shumë të konsiderueshme.

Siç e përmenda, në disa rajone në veri dhe në jug të vendit po vendosim sisteme moderne të menaxhimit të mbetjeve urbane, në bashkëpunim me BE-në. Këto projekte tashmë po hyjnë në fazën e zbatimit fizik dhe do ta afrojnë Shqipërinë më pranë mbylljes së Kapitullit 27.

Nëpermjet suportit te reformave ne sektorin e energjisë ne mbështesim sektorin në lidhje me negociatat për Kapitullin 15 “Energjia ”.

Një kredi prej 61 milionë eurosh për OSHEE-n, e cila do të nënshkruhet këtë vit, do të financojë vendosjen e matësve inteligjentë në disa rajone të Shqipërisë.

Po mbështesim gjithashtu KESH-in në modelimin digjital dhe menaxhimin e integruar te prurjeve te kaskadës së Drinit dhe në hartimin e një udhërëfyesi kombëtare për depozitimin e energjisë elektrike, në bashkëpunim me EDF-në, kompaninë franceze të energjisë.

Siç e permenda më sipër, këto investime nuk janë të izoluara – ato janë pjesë e një agjende më të gjerë reformash strukturore që i përgjigjen drejtpërdrejt kërkesave të kapitujve të negociatave.

Shqipëria po përjeton një bum turistik, me shumë përfitime ekonomike në nivel lokal. Muajt e fundit kanë sjellë gjithashtu shqetësime në rritje për mjedisin, për shkak të zhvillimit të turizmit në shkallë të gjerë. Si u përgjigjet AFD këtyre shqetësimeve dhe a jeni të përfshirë në këtë sektor?

E kuptojmë se zhvillimi i turizmit ngre çështje të rëndësishme lidhur me qëndrueshmërinë mjedisore, e cila është një kusht për qëndrueshmërinë afatgjatë të industrisë së turizmit.

AFD nuk është e përfshirë në këto investime specifike, ndaj nuk do të doja të komentoja mbi to. Roli ynë është i ndryshëm: ne e mbështesim Shqipërinë në ndërtimin e një modeli turistik që të jetë njëkohësisht dinamik nga pikëpamja ekonomike dhe i qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore.

Kontributi ynë në këtë fushë merr disa forma.

Së pari, ne punojmë me autoritetet shqiptare për hartimin e strategjive për një turizëm të qëndrueshëm.

Për shembull, mbështesim rajonin e Korçës në hartimin e një plani masash për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, me synim promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të rajonit, në një mënyrë që vendos në ekuilibër tërheqjen e vizitorëve me nevojat e komuniteteve lokale dhe mbrojtjen e mjedisit .Njekohesisht ne financojme nje bashkepunim dypalesh midis Bashkise Korcë dhe Bashkisë të Chambéry në Francë,

Së dyti, infrastruktura mjedisore është thelbësore për një turizëm të qëndrueshëm. Furnizimi i duhur me ujë të pijshëm, plazhe të pastra dhe peizazhe të mbrojtura janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme të turizmit dhe financimi i infrastrukturës nga AFD mbulon të gjitha këto aspekte.

Në bregdet, kjo përfshin rehabilitimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe modernizimin e menaxhimit të ujërave të ndotura në Durrës.

Përveç kësaj, AFD po punon për një program gjithëpërfshirës të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në pjesen jugore te Vlorën, Gjirokastër, Kukës dhe në rajonet përreth Tropojës dhe Hasit – në përputhje të plotë me kërkesat mjedisore të BE-së. Pasi turizmi i qëndrueshëm duhet t’u sjellë përfitime komuniteteve lokale.

Në përgjithësi, qasja jonë synon të sjellë një “Përfitim te trefishtë” për Shqipërinë, BE-në dhe Francën, duke garantuar që dinamizmi ekonomik të mos vijë në kurriz të popullsisë lokale apo integritetit mjedisor:

1.Ndikim i menjëhershëm në zhvillim – Përmirësime të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësinë e jetës, siç është rasti i 350 000 banorëve në Durrës që pritet të përfitojnë nga përmirësimi i aksesit në ujë të pijshëm.

2.Kontribut në objektivat strategjikë të përbashkët evropianë – Përshpejtimi i integrimit evropian të Shqipërisë përmes përafrimit të ligjeve, standardeve dhe infrastrukturës me acquis-në e BE-së, përfshirë Kapitullin 27 për mjedisin.

3.Dinamizëm ekonomik – Mbështetja e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe krijimi i mundësive për kompanitë shqiptare, franceze dhe evropiane që të marrin pjesë në këto projekte.

Si ndihmon mobilizimi i asistencës teknike dhe bashkëpunimi mes homologëve në konvergjencën e vendit drejt modelit europian?

Ekspertiza franceze dhe evropiane sjell një vlerë të shtuar thelbësore. Expertise France kontribuon përmes disa projekteve kryesore. Marrim si shembull projektin “Just Energy Transition”, i financuar nga një grant prej 5 milionë eurosh i BE-së.

Ky është një projekt rajonal për Ballkanin Perëndimor, të cilin Expertise France e menaxhon nga Tirana. Projekti sapo ka nisur dhe synon të garantojë që të gjithë të përfitojnë nga tranzicioni energjetik, duke u mbështetur gjithashtu në përvojën e vendeve anëtare të BE-së.

Ndërsa bashkëpunimi midis kompanive te te njejtit sektori siç eshte ai midis kompanisë franceze EDF dhe homologes shqiptare KESH, për te mbështetur hartimin e një udherrefyesi për ruajtjen e energjisë, e cila do të lehtësojë integrimin e energjive të rinovueshme në rrjet eshte shembulli konkret e ketij lloj suporti.

Si mund të ndihmojnë Proparco dhe Grupi AFD në tërësi SME-të shqiptare që të përshtaten me mjedisin e ri konkurrues që krijohet nga perspektiva e anëtarësimit në BE?

Kjo është në qendër të dimensionit tonë ekonomik të punës. Kur Shqipëria të anëtarësohet në BE, bizneset e saj do të përballen me një konkurrencë më të madhe, por edhe me mundësi të paprecedenta.

Proparco luan një rol themelor në zhvillimin e sektorit privat. Në Shqipëri, në vitin 2023 ajo kontribuoi me një kredi prej 5 milionë eurosh për institucionin mikrofinanciar NOA, sot pjesë e ABI BANK, dhe në vitin 2025 me një kredi prej 10 milionë eurosh për institucionin mikrofinanciar Fondi Besa, duke zgjeruar aksesin në kredi për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Në një këndvështrim më të gjerë, ne mund të mbështesim ekosistemet e biznesit dhe inovacionin, duke punuar për zhvillimin e mundësive për kompanitë shqiptare, franceze dhe evropiane, përmes shkëmbimit të njohurive dhe krijimit të partneriteteve të qëndrueshme.

Gjithashtu, po diskutojmë me qeverinë për mënyra të tjera për të mbështetur punësimin dhe rritjen e qëndrueshme në nivel politikash.

Besfort Kryeziu Foto

Pyetja e fundit – nëse do të duhej të përmblidhnit pesë vitet e para të AFD në Shqipëri me tri fjalë, cilat do të ishin?

Besim, konkretësi, vazhdimësi.

Besim, sepse është krijuar një marrëdhënie besimi reciprok midis Qeverisë shqiptare dhe Grupit AFD.

Konkretësi, sepse rezultatet tona nuk janë deklarata abstrakte, por projekte të matshme që përmirësojnë aksesin në ujë të pijshëm dhe kanalizime për mijëra banorë, menaxhimin më efikas të mbetjeve dhe fuqizimin e grave në ekonominë e vendit të tyre.

Vazhdimësi, sepse Franca nuk është një partnere afatshkurtër. Ne jemi këtu për një afat të gjatë. Jemi të gatshëm të ecim së bashku me Shqipërinë në rrugën drejt një konvergjence të vërtetë evropiane.

Fotot: Minipixels / AFD Shqipëri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.