Ekonomia

Agjencia Kombëtare e Turizmit, përgatitje për sezonin e ri

Në prag të sezonit të ri turistik, Agjencia Kombëtare e Turizmit po kërkon rrugë të reja për promovimin turistk të Shqipërisë për vitin 2015. “Ndiq  Rugën Tënde” , ky është sllogani me të cilin Shqipëria do të  prezantoje  turizmin gjatë këtij viti.

ksamil1Përgjegjësi i marketingut në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Alboren Rama, tregon se kohët e fundit interesi për  vendin tonë është rritur ndjeshëm.

Turistët  e  huaj tashmë përveç bregdetit janë të interesuar edhe për turizmin kulturor, të gatimeve tradicionale e sidomos për turizmin e aventurës.

Në prag  të sezonit turistik të verës, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka organizuar një  tur me gazetarë të huaj, të cilët do të prekin nga afër të gjitha  mundësitë turistike që ofron vendi ynë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit aktualisht  është përqëndruar në shpërndarjen e sa më shumë informacioneve   për destinacionet turistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button