Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Do të ngrihet kërkesa për naftë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me seli në Paris publikoi të enjten raportin e vet mujor, sipas të cilit sivjet kërkesa globale për naftë po ngrihet gradualisht, por oferta po ngadalësohet, prandaj do të shkojë në balancim në fund të këtij viti kërkesa dhe oferta e naftës.

Në raport thuhet gjithashtu se, duke u ndikuar nga ngritja e kërkesës së Indisë për naftë, edhe kërkesa globale do të ngrihet gradualisht. India po e kalon Kinën, duke u bërë tregu më i madh i kërkesës për naftë. Në tremujorin e parë të këtij viti, afro 30 % e kërkesës globale për naftë ishte nga India.

Në prill të këtij viti, vëllimi i prodhimit të Iranit ishte 3 milionë e 600 mijë fuçi në ditë, duke u rikthyer në nivelin e vitit 2011 para sanksioneve të Perëndimit. Edhe kjo shifër raporti parashikon se do të rritet më tej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button