Politika

Agron Duka, kandidati i PR-së për Bashkinë e Durrësit. Mediu: Do përfaqësojë të djathtën

Burime zyrtare të Partisë Republikane, bëjnë me dije se Agron Duka është shpallur kandidatura e kësaj force politike për kreun e Bashkisë Durrës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Agron-DukaKishte kohë që emri i biznesmenit Duka përflitej për të qenë kandidat në një prej bashkive më të mëdha të vendit, kësisoj, thuajse 6 muaj para zgjedhjeve, zërat konfirmohen edhe nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili thekson se Duka do të jetë kandidati i të djathtës për vendoret e ardhshme.

“Duka do të jetë një nga kandidaturat më të plota për kreun e Bashkisë Durrës, – tha Mediu. – Për të gjithë ata që duan një Durrës që të zhvillohet pa interesa klanore, emri i Dukës është i duhuri. Ai është një nga njerëzit që është treguar më korrekt dhe që ka punuar me ndershmëri me qytetarët. Duka nuk do të përfaqësojë vetëm PR-në, por do të jetë kandidat i qytetarëve të Durrësit edhe për opozitën e djathtë”.

Duka, aktualisht deputet i Partisë Republikane, një aleat i ngushtë që në fillimet e demokracisë në vend i Partisë Demokratike, ka qenë më parë Ministër i Bujqësisë në qeverinë ‘Nano’ në kohën kur drejtonin socialistët.

Pas një periudhe pa përkushtime politike, Duka rikthehet të kandidojë në zgjedhjet e 23 qershorit nën siglën e PR-së në qarkun e Durrësit. Duke qenë një emër i njohur dhe popullor në këtë qytet, ai fiton të drejtën e një mandati në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button