Politika
Agron Duka zgjidhet kryetar i Asamblesë së PR
Në përfundim të Asamblesë Kombëtare, Partia Republikane ka mbyllur edhe procesin e zgjedhjes së forumeve, pak javë përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Mësohet se Agron Duka është zgjedhur kryetar i Asamblesë së PRsë.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare u votua unanimisht që dy nënkryetarët e partisë, Neritan Alibali dhe Aleksandër Garuli të mos mbajnë më këto poste, por të bëhen këshilltarë politikë të kryetarit Mediu.
Asambleja votoi gjithashtu që Arjan Madhi dhe Alfred Deshati të jenë nënkryetarët e rinj të partisë, ndërsa Maks Begeja do të jetë drejtor ekzekutiv (pozicion ekuivalent me sekretarin e përgjithshëm).