Ekonomia

Ahmetaj: Bizneset e ish- Bllokut do të bëhen të mëdha

Bizneset e zonës së ish Bllokut në Tiranë dot ë njihet si biznes i madh, është shprehur ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë një takimi në drejtorinë e doganave të Tiranës.

“Nesër blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh sepse e vërtëta kjo është, dhe unë në fund të javës, dua t’i tregoj publikut shqiptar që ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh. Është e domosdoshme që gjatë gjithë periudhës së planit, të reflektoni modesti dhe dua që t’i porosisni të gjithë punonjësit tuaj që të kenë një sjellje shembull me tatimpaguesit, pra shumë këmbëngulës, shumë profesional, por shumë modest”, tha Ahmetaj.

Veç të tjerash ministri Ahmetaj kërkoi që mallrat kinezë dhe turke të përqëndrohen vetëm në Doganën e Tiranës.

“Duke ditur se çfarë bëhet me mallrat turke dhe kineze, nuk do të bëhet më as në Durrës, as në Fier, askund tjetër. Të gjitha do të vijnë këtu. Dhe kini parasysh, se ju e dini shumë më mirë se unë se këtu bëhet problematika kryesore, tek mallrat turke dhe kineze, po flas në referencë të vlerës, dhe mos harroni se monitorimin do ta keni jashtëzakonisht shumë të madh”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se për qëllime të rritjes së efikasitetit të kontrollit, hetimi financiar dhe policia doganore do të dalin jashtë territorit të doganës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button