☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.81 ▲2.76%
ARI 4,320 ▼2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,120 ▲ +1.73% ETH $2,525 ▲ +1.64% XRP $1.4068 ▲ +4.64% SOL $101.9200 ▲ +2.04%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,320 ▼2.03 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,320 ▼2.03 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj dhe ministri turk nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e shtëpive në Laç: Do të jetë një lagje shembullore

Qeveria e Turqisë ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit të vitit që lamë pas që preku vendin tonë, e që shkaktoi 51 viktima gati 1 mijë të plagosur e dëme të mëdha.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, si dhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen për ndërtimin e 500 apartamenteve të reja.

Në fjalën e mbajtur, ministri turk Murat Kurum, deklaroi se  po firmosim protokollin e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera.

“Presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare”, theksoi Kurum.

Ministri tuk bëri të ditur se qeveria e Turqisë iu gjend Shqipërisë pranë që në moment e para pas tërmetit.

“Ne i ndodhemi sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 6 mijë njësi të pavarura dhe kemi ofruar ndihma të veçanta”, theksoi Murat.

Sipas tij, përmes Gjysmë Hënës së Kuqe dhe AFAD Turqia ofroi ndihma me ekipe dhe çadra për të prekurit nga tërmeti.

“Ekipet tona ndodhen në Shqipëri për të ofruar ndihmë edhe në çështje të tjera që kanë të bëjnë me problemet e infrastrukturës e impiantet e pastrimit të ujërave të ndotura apo edhe fusha të tjera. Atë që kemi bërë deri tani do të vijojmë edhe në të ardhmen në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore. Populli turk është pranë popullit shqiptar”, deklaroi ministri turk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.