☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,539 ▼ -5.28% ETH $2,234 ▼ -4.04% XRP $1.2412 ▼ -3.24% SOL $94.3600 ▼ -5.94%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë

Në përmbushje të misionit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit ngriti shqetësime serioze lidhur me faktin se Policia nuk ka garantuar të drejtat procedurale për të miturit e ndaluar.

“Në disa raste, të miturit nuk janë mbajtur në dhoma të veçuara, janë intervistuar pa praninë e prindërve ose të psikologëve, si dhe janë marrë në pyetje jashtë orarit ligjor. Po ashtu, në komisariate janë gjetur të mitur me shenja dhune, të cilat ishin të paekzaminuara”, tha Shabani.

Avokati i Popullit përshëndeti faktin se Policia ka reaguar pas raporteve të institucionit, por nënvizoi se këto shkelje duhet të adresohen duke nxjerrë përgjegjësit dhe duke marrë masa që të mos përsëriten më.

Shabani shtoi se Policia duhet të ruajë integritetin dhe besueshmërinë publike, që të mos shihet si një trupë për t’u pasur frikë, por si garante e sigurisë publike.

“Kjo betejë mes dhunës së rrugës dhe forcës së shtetit në nivel afatshkurtër mund të fitohet me forcë, por në nivel afatgjatë fitohet vetëm me legjitimitet, dhe për këtë forca duhet të jetë e domosdoshme dhe proporcionale,”-tha ndër të tjera Endrit Shabani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.