☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,539 ▼ -5.28% ETH $2,234 ▼ -4.04% XRP $1.2412 ▼ -3.24% SOL $94.3600 ▼ -5.94%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – “Meta” nën hetim për praktikat tregtare

– Autoriteti Britanik i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka hapur një hetim ndaj kompanisë “Meta”, për të shqyrtuar nëse kushtet e saj të reja tregtare për botuesit e lajmeve dhe bizneset, që përdorin platformat e saj, shkelin rregullat e konkurrencës, sipas “Euronews”.

Hetimi përqendrohet te kushtet që mund t’i lejojnë kompanisë mëmë të “Facebook” dhe “Instagram”, të mbledhë përmbajtje nga faqet e internetit të botuesve dhe bizneseve dhe ta përdorë atë për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të saj, përfshirë funksionet e inteligjencës artificiale, pa u dhënë këtyre bizneseve mundësinë të zgjedhin nëse dhe si do të përdoret përmbajtja e tyre.

Sipas CMA-së, kërkesa që botuesit dhe bizneset e tjera të pranojnë këto kushte, mund të përbëjë vendosje të padrejtë të kushteve tregtare për mijëra kompani britanike, që mbështeten te platformat e “Meta”-s për të arritur klientët dhe audiencat e tyre.

Autoriteti britanik do të shqyrtojë nëse “Meta” zotëron një pozitë dominuese në një treg përkatës në Britaninë e Madhe dhe, nëse kjo vërtetohet, nëse kushtet e saj përbëjnë abuzim me këtë pozitë, në kundërshtim me ligjin britanik të konkurrencës të vitit 1998.

“Meta” kishte planifikuar të zbatonte kushtet e reja më 30 tetor, por pas diskutimeve me autoritetin britanik, e shtyu fillimisht zbatimin e tyre deri më 20 nëntor.

Më pas, më 28 tetor, kompania njoftoi se do ta pezullonte zbatimin e ndryshimeve deri në përfundimin e konsultimeve me grupet e industrisë dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Drejtoresha ekzekutive e CMA-së, Sarah Cardell, deklaroi se platformat digjitale kanë një rol të rëndësishëm për bizneset, por kompanitë që zotërojnë pozitë dominuese në treg, nuk duhet ta përdorin atë për të imponuar kushte të padrejta.

Ajo theksoi se autoriteti po vepron për të shqyrtuar nëse ndryshimet e propozuara nga “Meta”, mund të shkelin ligjin e konkurrencës dhe se synon të arrijë një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes.

Një zëdhënës i kompanisë tha se ajo është angazhuar të mos ndryshojë kushtet tregtare, pa u konsultuar më parë me botuesit dhe palët e tjera të interesuara.

Kompania shtoi se mirëpret mundësinë për t’ia shpjeguar qëndrimin e saj autoritetit britanik.

CMA bëri të ditur se hetimi është në fazën fillestare dhe se ende nuk ka marrë një vendim nëse “Meta” ka shkelur ligjin.

Autoriteti do të mbledhë dhe shqyrtojë prova nga kompania dhe palët e treta që preken nga këto kushte.

Veçmas, autoriteti britanik po kërkon informacion nga “Meta” edhe për shërbimin e ri me pagesë për bizneset, “Meta One”.

Shqetësimet lidhen me ndikimin që mund të ketë ky shërbim te bizneset e vogla, që publikojnë lidhje drejt faqeve të jashtme në “Facebook” dhe “Instagram” pa paguar një abonim.

Për këtë çështje, CMA nuk ka vendosur ende nëse do të nisë një procedurë zyrtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.