Ekonomia
Ahmetaj: Falen gjobat për sigurimet shoqërore
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të mërkurën, se qeveria miratoi projektligjin për faljen e gjobave të sigurimeve shoqërore.
Gjatë një deklarate për shtyp, pas mbledhjes së radhës së qeverisë, Ahmetaj beri të ditur se përmes këtij projekligji, bizneset çlirohen nga 80 % e gjobave nëse paguajnë brenda afatit të ri të caktuar.
“Ligji në fjalë fal në masën 80 % gjobat e gjeneruara si rezultat i mosdeklarimit brenda afatit tatimor të kontributit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet paguhen brenda datës 30 prill 2015. Nga ky lehtësim përfitojnë 59 mijë e 411 subjekte”, deklaroi ministri Ahmetaj.