⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.66%
DOW 52,414 ▲0.1%
NASDAQ 26,501 ▲1.27%
NAFTA 100.09 ▼1.64%
ARI 4,075 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,482 ▲ +0.28% ETH $2,345 ▲ +0.97% XRP $1.3216 ▲ +2.13% SOL $100.8900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 % S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Më 17 shkurt FMN pritet të aprovojë këstet e radhës për Shqipërinë

aaMinistri Ahmetaj gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për programin e reformave ekonomike 2016-2018, theksoi se pritet rritje ekonomike 3.4 % për 2016 dhe mbi 4 % për 2017.

Ahmetaj tregoi edhe se programi 2016-2018 është një dokument i konsoliduar, i cili është hartuar me asistencën e donatorëve.

Ministri theksoi se shtylla kryesore e programit në fjalë është kuadri makroekonomik, që përfshin rritjen ekonomike edhe risqet.

Rritja ekonomike në 2015 pritet të mbyllet 2.75 %, sipas ministrit. Ndërsa, duke shprehur projeksionet për 2016, ai tha se pritet 3.4 përqind dhe në 2017 mbi 4 përqind.

Mirëpo, sipas ministrit, rritja ekonomike ka risqet e brendshme dhe të jashtme.

“ Ne kemi vënë fokusin te ulja e borxhit dhe te deficiti buxhetor. Eksportet janë të konsoliduara”- tha Ahmetaj, teksa tregoi se rënia e eksporteve u ndikua nga konjuktura ndërkombëtare dhe nga rënia e çmimit të naftës.

Ahmetaj raporti edhe se kemi rritje të importit të makinerive, kemi rritje të investimeve të huaja.

Ministri theksoi se me 17 shkurt FMN pritet të aprovojë këstet e radhës për Shqipërinë.

Ndërsa deputetët opozitarë kanë shfaqur kundërshtitë e tyre ndaj programit të prezantuar nga ministri I MZHETTS.
Genc Ruli tha se biznesit i janë bërë mankth procedurat. nuk merr dot një dokument në hipotekë për kredi. “Punonjësit të orientojnë te tregu informal dhe nuk të japin dokumentin e kërkuar.”- tha Ruli.

Duke vijuar me akuza më tej, ai tha se fermat shqiptare nuk kanë marrë asnjë ndihmë, tregu i energjisë është aq i liberalizuar sa e la qeveria Berisha në 2008. “Mos i bëni këto show në syrin tonë. Raporti juaj është si hallva por nuk të çon gjëkundi”- përfundoi Ruli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.