Rama reagon ndaj kritikëve të paketës fiskale: Nesër miratohet buxheti historik mbi 10 mld euro
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke iu adresuar kritikëve të masave të reja fiskale që pritet të shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2027.
Në reagimin e tij në rrjetin social ‘X’ , Rama shkruan se pavarësisht diskutimeve të shumta mbi qëndrimet mbi masat e reja fiskale, “nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit”.
Rama i cilëson këto kritika si spekulime të bazuara në “dokumente pune të dalë gjysma-gjysma” dhe i fton kritikët të vazhdojnë diskutimet e tyre, duke theksuar se nesër qeveria do të miratojë zyrtarisht buxhetin e vitit 2027 – i cili, sipas tij, është i pari në historinë e Shqipërisë që kalon pragun e 10 miliardë eurove – së bashku me “paketën më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumente pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan kryeministri Rama.
Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike🇦🇱👊🦅🇪🇺
— Edi Rama (@ediramaal) October 27, 2026
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.