🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.14 ▼1.42%
ARI 4,402 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,804 ▼ -3.71% ETH $2,064 ▼ -5.22% XRP $1.3616 ▼ -4.15% SOL $86.6800 ▼ -5.71%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.14 ▼1.42 % ARI 4,402 ▲0.59 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.14 ▼1.42 % ARI 4,402 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Shqipëria, rekord në tërheqjen e investimeve të huaja

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot Shqipëria ka shënuar rekord në nëntë mujorin (janar-shtator) e këtij viti në tërheqjen e investimeve të huaja.

Gjatë një konference për shtyp, ministri Ahmetaj theksoi se ekonomia se ka bërë korrektim serioz dhe është kthyer në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike.

“Vitin që vjen synojmë të kalojmë gati 4 % rritje ekonomike dhe me paketën e ideuar nga Kryeministri, rritja ekonomike pritet të shkojë në 5 dhe 6 % në vitet respektive 2018-2019, duke bërë të mundur që qytetarët të prekin efektet nga rritja ekonomike dhe jo thjeshtë ta shohin atë si statistikë”, tha Ahmetaj.

Duke folur për investimet e huaja, kreu i financave publike deklaroi se kjo shifër për 9-mujorin llogaritet 701 milionë euro, investime në sektorin industrial, shërbime apo turizëm që prodhojnë zinxhir vende pune.

“Janë kompani italiane austriake, kineze, gjermane, turke dhe kompani nga vende të tjera. Kjo, tha Ahmetaj, i jep përgjigje më së miri tymnajës së ngritur se investitorët e huaj po shpërngulen drejt Maqedonisë. Sipas tij, jemi gati tre herë më lart se Maqedonia sa i takon investimeve të huaja në volum.

Ai theksoi se qeveria tashmë po harton një paketë, përmes së cilës do të evidentohen sektorët, por edhe masat që do të çonin në rritjen e investimeve të huaja.

Sektori energjetik, por edhe ai i turizmit, u shpreh Ahmetaj janë, dy ndër sektorët që shihen më me potencial.

“Kemi shtuar kapacitetet por kemi nevojë të kalojmë në ndërtimin e resorteve turistike, si dhe të përmirësojmë infrastrukturën turistike”, tha Ahmetaj.

“Në këtë konsolidim fiskal dhe korrektim ekonomik arritëm të tërheqim investimet e huaja, të rrisim të ardhurat, të fillojmë uljen e borxhit publik, të bëjmë të mundur paketën e solidaritetit për pensionistët e ata që përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe të ndërmarrim reforma të rëndësishme”, përfundoi ministri Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.