☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.02 ▲0.31%
ARI 5,006 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,658 ▲ +1.82% ETH $2,193 ▲ +4.56% XRP $1.4503 ▲ +2.46% SOL $91.9100 ▲ +4.42%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.02 ▲0.31 % ARI 5,006 ▼1.09 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.02 ▲0.31 % ARI 5,006 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Ahmeti porosit partitë maqedonase: Janë ditë vendimtare, pranoni kompromisin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë me Ambasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjørnstad.

Ahmeti dhe Ambasadori Bjørnstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Ahmeti e njoftoi Ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intenzive të BDI-së gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit. Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat pēr dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës EuroAtlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike.
Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.
Kryetari Ahmeti ritheksoi që BDI do ti vijojë përpjekjet për të dalë nga kriza duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtar nga Brukseli dhe Washingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Shkupit”, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.