AIDA, emëron 4 anëtarë të rinj të bordit drejtues nga sipërmarrja
Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, kur më herët kjo e drejtë ishte eskluzivitet i vetë qeverisë.
Kështu emrat e rinj të bordit drejtues nga sipërmarrja private janë :
- Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit tëDhomave të Tregtisë dhe Industrisë;
-
Silvio Pedrazzi, drejtor Ekzekutiv i IntesaSanpaolo Bank;
-
Andi Ballta, drejtor ekzekutiv i shoqërisë “NCH Capital”;
-
Luan Bregasi, president i Biznes Albania;
Detyra e bordit drejtues është që të sigurojë qqë AIDA të luajë një rol bashkëveprues me të gjitha institucionet qëndrore dhe vendore në shërbim të investitorëve të huaj dhe biznesit vendas.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është themeluar dhe funksionon në bazë të Ligjit nr. 10303, datë 15 korrik 2010 “Për krijimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”. Objektivat kryesore të AIDAs janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë Shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit. Kontributi direkt i AIDA-s në zhvillimin ekonomik të vendit evidentohet nëpërmjet: Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta në Republikën e -Shqipërisë; rritjes së aftësisë konkurruese dhe inovative të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (NVM) dhe nxitjes dhe ndihmës ndaj eksporteve të mallrave e shërbimeve. AIDA ofron për investitorët e huaj dhe vendas, mbështetje gjithëpërfshirëse për projektet e tyre të investimeve. Stafi i kualifikuar asiston jo vetëm me analiza mbi tregun, sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për gjetjen e pronave dhe vendndodhjeve të përshtatshme, ashtu si edhe ndihmon në identifikimin e projekteve të reja dhe ekzistuese për bashkëpunim. Gjithashtu, AIDA ofron shërbime të përkujdesjes së mëtejshme duke synuar të përmbushë në mënyrë të suksesshme kërkesat e investitorëve të huaj edhe pas përfundimit të projekteve.