⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,098 ▼1.08%
DOW 49,176 ▲0.16%
NASDAQ 23,354 ▼2.2%
NAFTA 81.46 ▼1.19%
ARI 3,555 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,611 ▼ -5.2% ETH $1,657 ▼ -6.54% XRP $0.9083 ▼ -5.91% SOL $68.2700 ▼ -7.19%
S&P 500 7,098 ▼1.08 % DOW 49,176 ▲0.16 % NASDAQ 23,354 ▼2.2 % NAFTA 81.46 ▼1.19 % ARI 3,555 ▼3.53 % S&P 500 7,098 ▼1.08 % DOW 49,176 ▲0.16 % NASDAQ 23,354 ▼2.2 % NAFTA 81.46 ▼1.19 % ARI 3,555 ▼3.53 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kosova

AKK-ja i reagon Kurtit: Qytetari i Republikës e ka adresën në komunë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për komunat, duke kërkuar nga ai që të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave dhe të përmbushë zotimet për financimin dhe autonominë lokale.

Në një reagim të Bordit të AKK-së, thuhet se komunat ndër vite janë përballur me deklarata dhe kritika të kryeministrit, të cilat, sipas tyre, kanë vënë në pikëpyetje punën dhe përgjegjësinë e pushtetit lokal.

“Si Bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës, po e shohim se komunat e kanë marrë një dëftesë të tërë prej jush. Në vitin 2022, për mosdorëzimin e listave të pagave gjatë grevës, na doli vërejtja ‘politikë antishtetërore’. Në shtator 2025, ‘komunat dembele’”, thuhet në reagim.

AKK-ja ka përmendur edhe deklaratat e nëntorit të vitit 2025, kur, sipas saj, Kurti kishte paralajmëruar se buxheti nuk do t’u ndahej kryetarëve që “nuk dinë të punojnë mirë” ose “vjedhin”.

Në reagim kritikohet edhe deklarata e fundit e kryeministrit lidhur me mundësinë e centralizimit më të madh të arsimit.

“Tash po na thoni edhe se do të parapëlqenit që arsimi të ishte më i centralizuar. Veç vula e Ministrisë po i mungon dëftesës”, thuhet në reagim.

Asociacioni ka ngritur shqetësimin edhe për mosrealizimin e Grantit të Katërt për investime kapitale, përmes të cilit, sipas tyre, ishte premtuar më shumë autonomi për komunat.

Po ashtu, AKK-ja ka theksuar se kanë kaluar më shumë se dy vjet nga takimi i fundit i Kurtit me kryetarët e komunave, ndonëse Asociacioni ka kërkuar takim.

“Për çdo vendim e për çdo euro publike, kryetarët kanë detyrë me dhanë llogari. Për çdo dyshim për keqpërdorim ka institucione që e trajtojnë. Buxheti u takon qytetarëve dhe duhet të ndahet sipas ligjit, nevojave dhe kritereve të barabarta. Nota që ia jep kryeministri kryetarit prej foltores s’figuron askund në formular”, thuhet në reagim.

Në fund, AKK-ja i ka bërë thirrje Kurtit që të caktojë një takim me kryetarët e komunave, të dëgjojë shqetësimet e tyre dhe të përmbushë zotimet për financimin dhe autonominë lokale.

“Kryeministër, boll ma me përçmime. Caktojeni takimin. Uluni me kryetarët, dëgjojini hallet e qytetarëve dhe mbajini zotimet për financimin dhe autonominë lokale”, thuhet në reagim.

Reagimi përmbyllet me një mesazh drejtuar kryeministrit: “Për adresën e takimit mos u shqetësoni. Kudo që ta caktoni në Republikën e Kosovës, ka me qenë në një komunë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.