⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,069 ▼1.48%
DOW 49,022 ▼0.15%
NASDAQ 23,234 ▼2.7%
NAFTA 82.06 ▼0.46%
ARI 3,552 ▼3.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,201 ▼ -6.21% ETH $1,643 ▼ -7.76% XRP $0.9080 ▼ -6.57% SOL $68.1300 ▼ -7.42%
S&P 500 7,069 ▼1.48 % DOW 49,022 ▼0.15 % NASDAQ 23,234 ▼2.7 % NAFTA 82.06 ▼0.46 % ARI 3,552 ▼3.61 % S&P 500 7,069 ▼1.48 % DOW 49,022 ▼0.15 % NASDAQ 23,234 ▼2.7 % NAFTA 82.06 ▼0.46 % ARI 3,552 ▼3.61 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

“Kapitulli i Mjedisit është më i vështiri i integrimit”- Ministri Jaupaj: Kostoja shkon në 9.8 miliardë euro, kemi bë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaron se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për Kapitullin 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, në vjeshtën e vitit 2027.

Në një intervistë për “News Line”, Jaupaj e cilësoi këtë kapitull si një nga më sfiduesit në procesin e integrimit europian, për shkak të numrit të madh të detyrimeve ligjore dhe investimeve të nevojshme.

Ai bëri të ditur se deri më tani është përshtatur rreth 70% e 400 akteve ligjore dhe nënligjore që kërkohen për harmonizimin me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se për përmbushjen e plotë të kushteve do të nevojitet edhe mbështetja financiare e BE-së, pasi kostoja e parashikuar arrin në 9.8 miliardë euro.

Jaupaj u ndal edhe te investimet në furnizimin me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të ndotura dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe te problematika e përdorimit të qeseve plastike.

“Kapitulli 27 konsiderohet kapitulli më i vështirë, pasi ka 11 fusha të veçanta, siç është menaxhimi i mbetjeve, uji i pijshëm, i ndotur, ajri etj. Kapitulli 27 ka numrin më të lartë të pikave të ndërmjetme. Prandaj kapitulli 27 parashikohet që të mbyllet në vjeshtën e vitit 2027, kemi një vit kohë për të përmbushur kushtet.

Gjithashtu, lidhet edhe me numrin më të lartë të akteve ligjore. Kemi rreth 400 akte ligjore dhe nënligjore që do të përshtaten sipas standardeve të BE-së, deri tani kemi bërë 70% të këtyre akteve nënligjore. Normalisht, ne marrim parasysh të gjitha detyrimet që lidhen me bashkitë dhe me qytetarët. Unë mendoj që ne do të plotësojmë të gjitha kushtet për mbylljen e kapitullit 27. Me fondet e kohezionit dhe me buxhetin e BE-së, të mundemi që të plotësojmë nevojat, vetëm me buxhetin e shtetit është e pamundur.

Buxheti i shtetit këtë vit është 10 miliardë euro, kurse për kapitullin 27 kostoja financiare është 9.8 miliardë euro. Një kosto tejet e lartë. Do të bëhen investime në ujin e pijshëm dhe atë të ndotur, cilësinë e ajrit etj. Gjatë 20 viteve të fundit, nuk ka pasur gjithmonë një qasje pozitive ndaj mjedisit. Qeset plastike vazhdojnë të jenë ende në treg, Task Forca nuk e ka plotësuar deri në fund detyrën. Por, ne do t’i kthehemi sërish”, tha ministri për ABC News.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.