Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete! Një i lënduar (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.