“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsh
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, sipas asaj që shkruan Rama në postimin e tij.
Kryeministri e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit historik të integrimit evropian.
Përmes një reagimi në rrjetin FB, mbrëmjen e sotme (9 tetor), ai thekson se ky avancim krijon perspektiva të reja për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.
“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik.
Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Këshilli Europian bën me dije se takimi i dhjetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 13 tetor 2026 në Luksemburg.
Takimi do të shërbejë për të mbyllur përkohësisht Kapitullin 20, politika e ndërmarrjeve dhe industrisë.
Në takimin që do të mbahet në Bruksel, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.