Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, furgoni përplaset me trafikndarësen! Një i plagosur
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se në aksident është përfshirë një furgon i cili është përplasur me trafikndarësen.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.