☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,771 ▲1.58%
DOW 52,085 ▲0.78%
NASDAQ 27,142 ▲2.33%
NAFTA 92.44 ▼3.79%
ARI 4,384 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,345 ▲ +6.46% ETH $2,765 ▲ +5.22% XRP $1.4985 ▲ +6.69% SOL $117.8400 ▲ +7.17%
S&P 500 7,771 ▲1.58 % DOW 52,085 ▲0.78 % NASDAQ 27,142 ▲2.33 % NAFTA 92.44 ▼3.79 % ARI 4,384 ▼0.94 % S&P 500 7,771 ▲1.58 % DOW 52,085 ▲0.78 % NASDAQ 27,142 ▲2.33 % NAFTA 92.44 ▼3.79 % ARI 4,384 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Shuhet pas më shumë se 3 orësh zjarri në Vlorë, dëme të shumta në ullinjtë shekullorë

Pas më shumë se tre orësh përpjekje, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll dhe më pas të shuajnë flakët e zjarrit në fshatin Bunavi, në Vlorë.

Zjarri ra rreth orës 14:00 dhe, i favorizuar nga era dhe bimësia e dendur, u përhap me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë, pemëtari dhe sipërfaqe me bar për bagëtinë.

Flakët rrezikuan seriozisht edhe disa banesa, ndërsa banorët iu bashkuan rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera në terren për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt shtëpive.

Sipas shefit te zjarrfikësve, Luan Kapaj terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Gjatë operacionit u mbajtën nën monitorim të vazhdueshëm banesat, ndërsa u dogjën edhe balla bari të destinuara për bagëtitë.

Dëmet më të mëdha raportohen te ullinjtë shekullorë. Pas rreth tre orësh e tridhjetë minutash, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

Banorët tregojnë se situata ka qenë e vështirë dhe se kanë përjetuar momente frike, veçanërisht për shkak të rrezikut që flakët t’u afroheshin banesave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.