⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

RUSI – Partia kundër luftës ”Jabloko” fiton një mandat në parlamentin rajonal

NIZHNI NOVGOROD, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Partia ruse kundër luftës, ”Jabloko”, ka arritur në mënyrë të papritur të fitojë një vend në një parlament rajonal, pavarësisht se është e përjashtuar nga proceset zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit.

Partia liberale e opozitës siguroi 6,38% të votave në rajonin e Nizhni Novgorodit, në brigjet e lumit Vollga, duke fituar një vend në Dumën rajonale për herë të parë.

Rezultati shkaktoi reagime në të gjithë Rusinë, pasi partia ishte ndaluar të kandidonte në pothuajse të gjithë vendin pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

“Paqja, liria dhe një jetë pa frikë, këto janë vlera që kanë prekur zemrat dhe shpirtrat e njerëzve”, deklaroi organizata rajonale e ”Jabloko”-s në Nizhni Novgorod.

Ajo përgëzoi kryetaren e saj rajonale, Anna Cherepanova, e cila njihet si kundërshtare e luftës dhe aktiviste kundër korrupsionit.

Pse rezultati konsiderohet i rëndësishëm?

Ekspertët deklaruan se partia mund të jetë përjashtuar nga zgjedhjet kombëtare sepse Kremlini vlerësoi se ajo mund të fitonte realisht vende në parlament.

Kryetari i ”Jabloko”-s, Nikolai Rybakov, e ka pozicionuar partinë si të vetmen forcë politike në Rusi që bën fushatë për një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Fitorja e një vendi në Dumën rajonale të Nizhni Novgorodit përbën një zhvillim të veçantë për ”Jabloko”-n, në një sistem politik ku mundësitë e opozitës liberale për të marrë pjesë në zgjedhje janë kufizuar ndjeshëm./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.