🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.63 ▼0.79%
ARI 4,078 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,775 ▼ -2.22% ETH $1,668 ▼ -3.76% XRP $1.1083 ▼ -1.85% SOL $69.6500 ▼ -3.24%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.63 ▼0.79 % ARI 4,078 ▼1.72 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.63 ▼0.79 % ARI 4,078 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti me një të vdekur në Shkodër, Gjykata lë në burg autorin. Mbrojtja kërkon trajtim psikiatrik për 36-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të plagosur një baba me dy fëmijët e tij të mitur.

Gjatë seancës gjyqësore, pala mbrojtëse kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest shtëpie”, duke argumentuar se Galica vuan prej vitesh nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Avokati Arbër Raja deklaroi se klienti i tij është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi, ndërsa ka nevojë për trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor.

Sipas mbrojtjes, gjendja shëndetësore e 36-vjeçarit lidhet me një aksident të rëndë të pësuar në moshën 18-vjeçare, ku ai kishte qëndruar për rreth një muaj e gjysmë në koma, duke mbetur me pasoja të vazhdueshme neurologjike dhe psikike.

Avokati kërkoi gjithashtu që ndaj Galicës të kryhen ekspertiza të specializuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me qëllim përcaktimin e gjendjes së tij psikiatrike dhe përgjegjësisë penale në momentin e ngjarjes.

Në mbështetje të këtij qëndrimi u shpreh edhe mjeku reanimator i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Bashkim Kraja, i cili rekomandoi trajtim në kushte spitalore deri në sqarimin e plotë të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.

Vetë Adnan Galica nuk ka dhënë asnjë deklaratë, as para policisë dhe as gjatë seancës gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe tronditjes së rëndë psikologjike pas aksidentit.

Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Brikena Mile, kërkoi masën “arrest me burg”, duke vlerësuar rëndësinë e ngjarjes dhe pasojat fatale të saj. Në përfundim, gjyqtarja Jola Sado vendosi lënien në fuqi të masës së arrestit me burg.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje diskutimin mbi trajtimin ligjor dhe mjekësor të personave me probleme të shëndetit mendor, sidomos në raste kur ata përfshihen në ngjarje me pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.