🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,998 ▲ +0.03% ETH $2,240 ▼ -0.32% XRP $1.1615 ▼ -0.62% SOL $89.3400 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump urdhëron hetimin e demokratëve, i akuzon për kërcënime ndaj zyrtarëve

– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të hetojë demokratët, duke i akuzuar se po kërcënojnë zyrtarë të administratës së tij me shkarkim, përmes procedurës së fajësimit dhe forma të tjera ndëshkimi, raportoi “Reuters”.

Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump i cilësoi veprimet e demokratëve si një akt kriminal dhe shantazh në nivelin më të lartë, pa paraqitur prova për pretendimet e tij.

Presidenti amerikan pretendoi se demokratët po kërcënojnë shumë persona, përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, me procedura shkarkimi dhe masa të tjera ndëshkuese.

Trump tha gjithashtu se ligjvënësit demokratë, kanë dërguar letra kërcënuese ndaj personave që i cilësoi si të pafajshëm, dhe se po ushtrojnë presion ndaj donatorëve të Partisë Republikane, duke i kërcënuar me burgim për shkak të bindjeve të tyre politike.

Reagimi i Trump vjen pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA, ku demokratët fituan kontrollin e Kongresit dhe pritet të marrin zyrtarisht drejtimin në janar 2027.

Udhëheqësit demokratë kanë paralajmëruar se do të intensifikojnë mbikëqyrjen ndaj administratës Trump, përmes seancave dëgjimore, hetimeve parlamentare dhe kërkesave për dokumente mbi veprimtarinë e qeverisë.

Ndër çështjet që pritet të shqyrtohen janë, marrëdhëniet financiare të administratës me kompanitë e teknologjisë, përfshirë donacionet për ndërtimin e sallës së re të ballove në Shtëpinë e Bardhë.

Në reagimin e tij, Trump veçoi edhe senatoren demokrate nga Miçigani, Elissa Slotkin, duke e akuzuar se po kërcënon të rinjtë që mbështesin Partinë Republikane ose që mund të dëshirojnë të punojnë në administratën e tij.

Slotkin deklaroi më herët, se synon të dekurajojë personat që të mos përfshiheshin në zbatimin e politikave të administratës Trump, duke i paralajmëruar se mund të përballen me hetime nga Kongresi.

Deklarata e saj u kritikua nga republikanët, ndërsa senatori republikan, Mike Lee e akuzoi për kërcënime ndaj të rinjve, që dëshirojnë të përfshihen në politikë.

Slotkin i hodhi poshtë këto akuza, duke i cilësuar si keqinterpretim të deklaratave të saj.

Senatorja reagoi edhe ndaj akuzave të Trump, duke deklaruar se personat që shkelin ligjin ose përdorin paratë e taksapaguesve, për përfitime personale duhet të mbajnë përgjegjësi.

Slotkin, ish-analiste e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), ishte hetuar më parë nga Departamenti i Drejtësisë, së bashku me disa ligjvënës të tjerë demokratë, pas publikimit të një videoje ku u bënin thirrje pjesëtarëve të ushtrisë dhe zyrtarëve të inteligjencës, të mos zbatonin urdhra të paligjshëm të administratës.

Megjithatë, një juri e madhe federale nuk pranoi të ngrinte aktakuzë ndaj tyre.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë ende një koment lidhur me urdhrin e fundit të presidentit amerikan. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.