Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra
Një aksident i rëndë rrugor në Itali është kthyer në tragjedi për një familje shqiptare që po kthehej nga pushimet e Pashkëve.
Ngjarja ndodhi gjatë natës në tunelin Montedomini, mes daljeve Ancona Sud dhe Ancona Nord, ku një automjet tip “Ford Focus” u përplas me një kamion që lëvizte me shpejtësi të ulët, pasi kishte pësuar një shpim gome.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën 62-vjeçarja shqiptare, Merita Qemali, e cila ndërroi jetë pak pas mbërritjes në urgjencën e spitalit të Torrette-s, për shkak të plagëve të rënda.
Në automjet udhëtonin edhe tre persona të tjerë: bashkëshorti i saj, një 49-vjeçar italian me banim në Chiaravalle, motra e viktimës 47 vjeçe dhe djali 10-vjeçar i drejtuesit të mjetit.
Dy prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjet dhe u nxorën nga zjarrfikësit. 49-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa motra e viktimës është operuar dhe po mbahet në terapi intensive. Fëmija 10-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.