☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,078 ▲ +1.84% ETH $2,101 ▲ +2.89% XRP $1.3398 ▲ +0.62% SOL $82.9300 ▼ -0.52%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Aksidentohet peshkatari italian, anija “San Francisko” jep alarmin SOS, 27 milje nga Durrësi

Një anije peshkimi italiane ka dhënë alarmin SOS paraditen e sotme ndërsa ndodhej 20 milje larg bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkarexha “San Francisko” me flamur italian dhe ekuipazh italian, e ka dhënë sinjalin rreth orës 9:20 dhe ka kërkuar ndihmë nga roja bregdetare dhe Dispeçeria e peshkimit në Durrës me radio dhe telefon pasi një peshkatar ishte aksidentuar.

Durres-anijaGazetarja Klodiana Haxhiaj raportoi se për në vendin ku ndodhej anija italiane është nisur një anije e Rojës Bregdetare dhe policia kufitare, të cilët kanë bërë më pas transportimin e të plagosurit në Spitalin Rajonal të Durrësit, rreth orës 11:30. Sipas drejtuesve të peshkarexhës peshkatari i aksidentuar është Vincenzo Mengo.

Ndërkaq bluzat e bardha të Spitalit të Durrësit pohojnë se peshkatari nuk është në gjendje të rëndë, pasi ka dëmtuar vetëm dorën gjatë mbledhjes së rrjetave të peshkimit dhe është jashtë rrezikut. Në spital kanë shkuar edhe përfaqësuesit e Guardia di Finanza.

Bujar Bala, Dispeçer i Peshkimit të Portit Durrësit tha për Balkanweb se ndihma shtetasit italian i është dhënë në kohë reale edhe pse ishte 27 milje larg portit të Durrësit, në ujëra ndërkombëtare. “U nis me shpejtësi motovedeta e Rojës Bregdetare nga Bishti i Pallës dhe brenda 2 orësh ka bërë të mundur transportimin e tij në spitalin e Durrësit ku është jashtë rrezikut për jetën”, tha Bala.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.