Ekonomia

Aksioni i tatimorëve në Kukës, 317 kontrolle dhe 23 gjoba

Prej disa ditësh vijon aksioni kundër informalitetit në qarkun e Kukësit. Të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve flasin për mbi 317 kontrolle të ushtruara, gjatë të cilave janë vendosur 23 gjoba, ndërsa në 2 raste është bërë konfiskimi i mallit të subjekteve.

“Aksioni ka qenë i suksesshëm. Ka një rritje të sensibilizimit të subjekteve për regjistrim pranë QKR-së dhe për pajisjen me kasë. Ky aksion do të vazhdojë në të ardhmen dhe po ashtu fushata sensibilizuese për të sqaruar bizneset mbi të mirat e këtij aksioni, si dhe për të gjitha detyrimet që çdo subjekt ka ndaj shtetit”, ka deklaruar Gëzim Omuri, drejtor i DRT-së Kukës.

Në qarkun e Kukësit, në terren janë 9 grupe kontrolli, ndërkohë që vijohet me fushatën sensibilizuese për detyrimet ligjore që bizneset i kanë shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button