Ekonomia

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, ndërpriten 1548 lidhje të paligjshme

Policia, në bashkëpunim me OSHEE-në ka kryer 3567 kontrolle gjatë një jave, afërsisht një mijë kontrolle më shumë se një javë më parë. Nga këto kontrolle janë evidentuar 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Nga këto 50 raste, janë arrestuar në flagrancë 15 persona të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike, bën të ditur Policia e Shtetit. Në gjendje të lirë ndiqen 34 persona, dhe është shpallur në kërkim një person.

Gjatë periudhës së kontrollit 20- 26 korrik janë ndërprerë 1498 raste të lidhjeve të abonentëve debitorë, dhe 50 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 79 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button