“Akt terrorist kundër SHBA”, shqiptarët e Malit të Zi dënojnë sulmin me bomba
Mesazhe vijnë nga Nikoll Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike, i cili shprehet se sulmi ishte ishte një eksperiment i rëndë, por i dshtuar.
“Është hera që interesat amerikane të atakohen në mënyrë direkte edhe në Mal të Zi. Amerkanët njihen në përgjithësi si miqtë tanë Megjithatë shprehim kënaqësinë se sulmi nuk pati viktima”, u shpreh Nikoll Camaj.
Edhe Kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshi dënon sulmin. “Askush nuk e do diçka të tillë. Aq më mirë që nuk është shqiptar sepse dihet qëndrimi i shqiptarëve për SHBA”, u shpreh Fadil Kajoshi.
Ndërsa nën/kryetari i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshi, e quan një akt terrorist jo vetëm kundër Shteteve të Bashkuara te Amerikës, por dhe Shqipërisë e shqiptarëve.
“u kuptua edhe si një sulm ndaj shqiptarëve, sepse amerikanët janë një popull mik i shqiptarëve. Në këtë drejtim e kemi dënuar si një akt terrorist të një personi që ka qenë i dekoruar nga Millosheviç”, u shpreh Nik Gjeloshi.
Por e qytetarët e thjeshtë shqiptarët janë të indinjuar me sulmin. Ndërsa qytetarët malazez në Tuz nuk preferojnë të flasin.