☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.21%
DOW 52,127 ▲0.98%
NASDAQ 26,652 ▼0.15%
NAFTA 96.57 ▲2.84%
ARI 4,172 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,418 ▲ +0.73% ETH $2,447 ▲ +0.38% XRP $1.3427 ▲ +0.66% SOL $106.0600 ▲ +1.08%
S&P 500 7,735 ▲0.21 % DOW 52,127 ▲0.98 % NASDAQ 26,652 ▼0.15 % NAFTA 96.57 ▲2.84 % ARI 4,172 ▲1.55 % S&P 500 7,735 ▲0.21 % DOW 52,127 ▲0.98 % NASDAQ 26,652 ▼0.15 % NAFTA 96.57 ▲2.84 % ARI 4,172 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare

Aktgjykimi i së mërkurës i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zënë ballinat e mediave ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë te dënimi prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mediat e huaja kanë raportuar gjerësisht për vendimin e gjykatës, duke theksuar se Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së janë shpallur fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë.

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar se Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim për krime lufte. Sipas AP-së, Thaçi është përballur me akuza për vrasje, torturë dhe persekutim, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së.

Edhe agjencia Reuters e ka pasqyruar vendimin me titullin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

Në raportimin e Reuters thuhet se Thaçi, 58 vjeç, është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë kohës kur ishte komandant i lartë i UÇK-së.

Gazeta britanike The Guardian ka raportuar gjithashtu për aktgjykimin, duke e vendosur në titull dënimin prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës.

Ndërkaq, Euronews ka theksuar deklaratën e kryetarit të trupit gjykues se procesi gjyqësor “nuk ishte për legjitimitetin” e UÇK-së apo për qëllimin e saj për sigurimin e pavarësisë së Kosovës.

Në raportim thuhet gjithashtu se Gjykata Speciale nuk ka gëzuar mbështetje të gjerë popullore në Kosovë që nga themelimi i saj. Euronews ka përmendur edhe kritikat lidhur me përdorimin e dëshmive të siguruara nga Beogradi, i cili vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Prestigjiozja amerikane The New York Times ka raportuar se Gjykata Speciale e ka shpallur Hashim Thaçin fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje. Gazeta ka theksuar se dënimi i tij i ka dhënë fund një procesi gjyqësor që ka nxitur debate në Kosovë rreth figurës së tij si hero i luftës apo si lider i një kryengritjeje të armatosur.

Sipas The New York Times, Thaçi ka qenë një figurë qendrore politike në Kosovë, duke shërbyer si kryeministër dhe president. Gazeta ka rikujtuar edhe momentin e vitit 2020, kur ai u njoftua për aktakuzën ndaj tij derisa ndodhej në Vjenë, në rrugë për në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në bisedime për paqe me Serbinë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.