⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.15 ▲2.11%
ARI 3,990 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,777 ▼ -3.09% ETH $2,248 ▼ -3.37% XRP $1.2582 ▼ -2.71% SOL $97.2300 ▼ -3.26%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.15 ▲2.11 % ARI 3,990 ▼1.02 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.15 ▲2.11 % ARI 3,990 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Target 1”, policia ka kapur Skerdi Mehmetajn, alias Piperi, 38 vjeç, banues në Selenicë të Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, Mehmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Bolonjë e ka dënuar me 7 vite, 3 muaj e 15 ditë burgim për disa vepra penale.

Ai është shpallur fajtor për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje në bashkëpunim, si dhe për posedim dhe përdorim të mjeteve zjarrvënëse, si koktejet Molotov, në zonën e Riminit.

Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë edhe dënime për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa leje.

Sipas autoriteteve italiane, veprimtaritë kriminale janë kryer gjatë periudhës 1 shkurt 2015 deri më 12 shkurt 2020.

Nga dënimi i dhënë, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite, 4 muaj e 3 ditë burg.

Mehmetaj është përfshirë në një tjetër ngjarje. 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në zonën e Lungomares.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.