☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.12 ▲0.09%
ARI 3,548 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,649 ▼ -2.7% ETH $1,644 ▼ -3.14% XRP $0.9100 ▼ -2.09% SOL $67.9600 ▼ -3.63%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.12 ▲0.09 % ARI 3,548 ▼1.2 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.12 ▲0.09 % ARI 3,548 ▼1.2 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kronika

AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili, refuzon edhe 25 ton produkte gruri në Morin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka bllokuar dy ngarkesa me 54 ton mish pule me origjinë nga Brazili dhe ka refuzuar 25 ton produkte gruri në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, gjatë kontrolleve të muajit nëntor.

Në njoftim bëhet me dije se Morinë është marrë masë me refuzimin e një ngarkesë me “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe hime gruri me sasi 18 ton.

Kthimi erdhi pasi produktet kishin mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues, nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ngarkesa nga të cilat 1276 ngarkesa me origjinë shtazore, 2834 ngarkesa me origjinë joshtazore, 1167 ngarkesa MBIB (Produkte të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore).

Gjithashtu, janë marrë në total 167 mostra, nga analizimi i të cilave nuk kanë rezultuar raste jokonforme deri më tani.

Përsa i takon rasteve të refuzimeve në kufi rezultojnë të jenë 3 ngarkesa, 2 në PIK Durrës dhe 1 në PIK Morinë.

Nga vlerësimi i praktikave në PIK Durrës, është marrë masë me bllokim për dy ngarkesa me 54 ton mish pule me destinacion kthim në vendin e origjinës, në Republikën Federative të Brazilit.

Vendimi për kthimin në vendin e origjinës së këtyre dy ngarkesave të importuara nga subjekti ZICO sh.a është marrë, pasi ka rezultuar se të dhënat e certifikatave shoqëruese nuk përkojnë me të dhënat në sistem.

Në këto kushte, në zbatim të legjislacionit në fuqi, ngarkesat do të kenë destinacion kthimin në vendin e origjinës.

Nga vlerësimi i praktikave në PIK Morinë, është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.

Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.

Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njejtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.