Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën! GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm
Gjykata e Apelit ka vendosur të dënojë me 28 vite burg Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës, për vrasjen e ish-punonjësit të policisë Santiago Malko, duke rrëzuar kështu vendimin e GJKKO-së, e cila e kishte shpallur atë të pafajshëm.
Sipas vendimit të Apelit, për të pandehurit e tjerë të kësaj çështjeje janë lënë në fuqi të njëjtat dënime të dhëna më parë. Leonard Duka u dënua me 30 vite burg, një prej emrave më të përbetuar në armiqësi me Ervis Martinaj, si organizator dhe porositës i vrasjes gjakftohtë. Me nga 25 vite brg vendosi gjykata për Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun, Dritan Agën, Blendi Tetën dhe Oltian Logën.
Ndërkohë, kujtojmë se Santiago Malko, ish-punonjës policie dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019, me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, teksa po lëvizte me një automjet tip BMW X5.
Ai u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.