Regjisorja Hoxha: Si nanë po mendoj për ato gra që kishin dhanë gjithçka, edhe jetën veç të jenë me fëmijët e tyre
Regjisorja Zana Hoxha, në protestën e organizuar kundër vrasjes së grave tha se sot po flasin me zemër të rëndë për gratë që po mungojnë, për atë që kanë dashur të bëjnë me jetën e tyre e për planet që kanë pasur.
Ajo theksoi se kanë dy kërkesa kryesore, femicidi të njihet si vepër penale në Kodin Penal dhe Kosova duhet të krijojë mekanizmin Femicid Watch.
“Po mendojmë për fëmijët e tyre, e si nanë po mendoj për ato gra që kishin dhanë gjithçka, edhe jetën veç me qenë me fëmijët e tyre, me i përqafu, me i pa tu u rrit, edhe me qenë aty kur fëmija e thërret nanë”, tha ajo.
Tutje Hoxha theksoi se derisa janë në këtë protestë, mund të ketë gra që marrin guximin me tregu që kanë frikë për jetën e saj.
“Por, çka ndodh me të, pasi e kryen atë telefonat, kush vepron, sa duhet me prit ajo”, pyeti Hoxha.
Sipas saj, për të gjitha këto janë sot në protestë me dy kërkesa konkrete, që femicidi të njihet si vepër e veçantë penale në Kodin Penal dhe të krijohet mekanizmi Femicid Watch.
Regjisorja Hoxha theksoi se hetimet duhet me të kthehen krejt çka i ka parapri vrasjeve, a ka pas kërcënime, a i janë kontrolluar lëvizjet, telefoni, a është përndjekur kur ka vendos të largohet, a është kërcënuar se do t’i merren fëmijët.
Ndërkaq, siç tha jo mekanizmi Femicid Watch i bie që duhet të monitorohen krejt rastet e vrasjes së grave. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.