AKU: Produktet që konsumojmë janë të sigurta
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se produktet që ata konsumojnë janë të sigurta. Burime zyrtare nga AKU bëjnë të ditur se, inspektorët e ushqimit kontrollojnë intensivisht çdo stabiliment prodhues apo tregtar në të gjithë vendin.
Gjatë vitit 2014 ky institucion ka shtuar me 14 mijë numrin e inspektimeve duke vendosur 353 gjoba në shumën e 186 milionë lekëve, ndërsa sasia e ushqimeve të bllokuara jashtë standardit kap shifrën e 10.4 ton.
Inspektoret e ushqimit apelojnë që konsumatorët të përdorin produkte që janë me etiketa, ku jepen shpjegime të sakta për sigurinë ushqimire.
Ndersa, AKU mbetet e hapur ndaj denoncimeve te qytetarëve per cdo parregullsi qe konstatojne me qellim, rritjen e sigurise ushqimore në tregjet e vendit.