Akullorja më e shtrenjtë në botë
Me një çmim prej 817 dollarë mund të klasifikohet pa frikë si akullorja më e shtrenjtë në botë.
Ingredientët e saj janë: tartufi italian, shafran iranian dhe ar ushqimor 23 karatë.
Ëmbëlsira prezantohet në një tas porcelani kinez, por që mban firmën “Versace”.
Një krijim që nuk mund të lindte në vend tjetër përveçse aty ku luksi nuk njeh kufij: në Emiratet e Bashkuara Arabe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.