🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.68 ▲1.76%
ARI 4,434 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,158 ▲ +3.96% ETH $2,158 ▲ +5.56% XRP $1.4198 ▲ +3.38% SOL $92.1100 ▲ +7.17%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.68 ▲1.76 % ARI 4,434 ▲0.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.68 ▲1.76 % ARI 4,434 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë, 23 mars, ngriti akuza të forta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë përjashtuar drejtuesit e degës së Durrësit, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të brendshme.

Kjo sepse sipas Salianjit, ishin mbështetës të tij.

“E dini ju që i kanë përjashtuar këta nëpër degë apo jo?! I kanë përjashtuar mo, anëtarët e Partisë Demokratike. Sot isha unë në Durrës. Kanë përjashtuar kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës, ndërkohë që para tre ditësh kanë votuar. Pse?! Ec e merre vesh ti se pse! Para tre ditësh kanë votuar për kryetarin që kanë dashur këta, sot i kanë përjashtuar se i shohin që janë mbështetësit e mi. Pra kanë përjashtuar çdo njeri që mendon ndryshe. I kanë bërë degët e partisë fërtele.”, tha Salianji.

Ish-deputeti mes të tjerash u shpreh se qeverinë e kryeministrit Edi Rama “po e mban në këmbë” vetë lidershipi i Partisë Demokratike.

Kjo sepse sipas tij, lidershipi i opozitës “është i konsumuar po aq sa Rama, sepse ka interesa të përbashkëta me Ramën në të gjitha dimensionet, në luftën ndaj drejtësisë, në bizneset e përbashkëta, në kontrollin politik…”

Salianji vazhdoi me akuzat, duke thënë se ata që nxorën rezultat fitues në zgjedhjet e 11 majit, nuk janë shpërblyer me pozicione drejtuese në parti, apo janë lënë në periferi.

 “Pse Partia Demokratike i fsheh fituesit zotëri? Ka fituar në shtatë zona. I keni parë ju? Atë të Lezhës kur ta heqin fare! Dhe Agronin, Agroni ka fituar dhe është inekzistent. Ka fituar Flamur Hoxha në Kukës, inekzistent. Ka fituar nga lista e hapur Fidel Kreka në Korçë… asnjë funksion. Ka fituar nga lista e hapur ky në Durrës, Ndoja. E kanë lënë në periferi… Kanë fituar nga lista e hapur pak njerëz. Ka fituar në Krujë e Fushë-Krujë Auloni.

Ka fituar, ka dalë me 18 mijë vota Ilir Alimehmeti. Erdhi në këto takimet që filloi e tha disa qëndrime, e kanë afruar pak. Kanë fituar pesë bashki, i kanë zhdukur sepse duan të krijojnë perceptimin që këtu vetëm humbet”, tha Salianji.

Sipas ish-deputetit, Partia Demokratike po dështon t’i shërbejë shoqërisë dhe të qëndrojë në linjë me zhvillimet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.