Kronika
Akuzat e Ballës ,Bashkia: Çerdhet funksionojnë normalisht
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist, Taulant Balla, lidhur me funksionimin e çerdheve në kryeqytet.
“Kemi detyrimin të sqarojmë opinionin publik se të gjitha çerdhet sot kanë funksionuar normalisht si çdo ditë tjetër. E kuptojmë se trembet Edi Rama nga zemërimi i qytetarëve të Tiranës por ky është problemi i tij, i keqqeverisjes së tij, pasigurisë dhe varfërisë që ka sjellë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë dhe prandaj përdor megafonin e tij për të gënjyer dhe mashtruar. Ora e llogaridhënies për keqqeverisjen, varfërinë dhe mjerimin ku e kanë zhytur vendin po u vjen, prandaj nuk dinë se ç’ thonë dhe ç’ bëjnë”, thuhet në reagimin e Bashkisë.