Akuzat e Doshit, Berisha-Metës: Je kokë e qelbur, mos shfrytëzo votat e krimit. Kreu i Kuvendit: Dorëheqjen e dhashë njëherë për Shkëlzenin, dy herë se jap dot (Video)
Seanca ka rinisur pas nderprerjes rreth 5 minuta ku fjalen e ka marre kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi.
Ruçi: Si janë vënë në dijeni këshilli i legjislacionit drejtohet nga një përfaqësues i opozitës, materialin për mocionin e mosbesimit është në dorën e këshillit të legjislacionit, të përfshihet jo vetëm në programin e kuvendit, por sot në rendin e ditës së seancën, po të duhet le të mblidhet këshilli i legjislacionit, ta shqyrtojë e të futemi në proces votimi, më shumë se kaq për të përdorur në mënyrën më transparente këto dy instrumente nuk ka, i bëj apel opozitës, jemi para opinionit shqiptar dhe partnerëve që sapo braktisën llozhat e kuvendit se nuk mund të jenë dëshmitarë të këtij inskenimi jo demokratik, por kjo është e drejta juaj, nëse zoti kryetar se nuk do të ketë reflektim të zbatimit dhe përdorimit të instrumenteve parlamentar sipas rregullores, të vazhdojë të shprehin mendimin koleget deputete për projektligjin, të procedojmë me seancën deri te momenti i votimit.
Debati Berisha-Meta
Berisha: Une e kam paralajmeruar disa here atentatin per vrasje ndaj Tom Doshit. Nese ka nje njeri qe ka qene me agresiv ndaj Tom Doshit, ai ka qene Sali Berisha. Për fatin tonë dhe për fatin më te keq të qytetarëve shqiptarë në këtë kuvend nuk flitet gjë tjetër veçse për krim, dhe vetëm krim. Dekriminalizimi duhet të shndërrohet në levën e Arkimedit për të nxjerrë politikën nga spiralet e krimit, kjo marrëveshje mund të shndërrohet sikundër në rast se bllokohet, në një përballje që Shqipëria nuk e ka njohur ndonjëherë, po flas haptas. Nga pozita kemi akuzë që unë personalisht kisha denoncuar tentativat, nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Doshit është Berisha, por Berisha është njeri i ligjit, as për Doshin, as për Kokëdhimën e as për Ilir Metën, Ramën, Tahirin nuk kërkoj kurrë përvec ligjit asgjë tjetër. Nuk ka forcë në botë që të më cojë mua përtej kësaj. Tre muaj më parë Tom Doshi, ia përplasën në fytyrë si e meritonte, përderisa afera e vrasjes ishte midis jush dhe ju po e mbyllnit atë, nuk u mora, ndonëse ata patën dinjitetit të më conin fjalë, Meta na thirri e na tha, është Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj, cfarë ndodhi, doli që një deputet kryesor juaji dhe o zoti Paulin, më keq se Toma do e pësosh,
Meta: Jemi kundër kanosjes, e kërcënoi ai deputetin të lutem,
Berisha: Sterkaj bëj cfarë të thonë, unë një këshillë të dhashë, ti bëj të kundërtën. U denoncua kreu i kuvendit se ka organizuar vrasjen e dy deputetëve, nuk qe opozita, por pozita
Meta; po ti e dije para tre muajsh dhe nuk e denoncove?
Berisha: Merr regjistrat, e kam denoncuar në Kuvend
Meta; Po po denoncohet në prokurori, e nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie
Berisha: ta dish ti mirë, përderisa Tom Doshi, Rama, Tahiri dhe Ilir Meta që ishin akuzuar direkt nga Doshi, nuk merrnin asnjë masë,
Meta: Mezi po priste të ndodhte vrasja brenda maxhorancës
Berisha: Nëse mezi prisja je i pamend, nuk e denoncova në Kuvend, për të mos ndodhur vrasja e denoncova
Ne nisje te seances, gjate gjithe fjales se Palokes, ka pasur shkembime replikash mes tij, Metes dhe deputeteve te tjere te PD-se, qe kane folur nga vendi. Meta ka ironizuar me Topallin, duke i thene se ajo pret me padurim qe ai te lere vendin e ne vend te tij, PD te vendose Doshin, por kete gje nuk mund ta beje.
Replikat në kuvend
Paloka: Të kesh turp që je ulur në atë karrige
Meta: Turpi më i madhë është që fillova me 25 miniuta vonesë duke iu pritur juve.
Paloka: Qytetaret shqiptarë, e gjithë bota ka mësuar se ky që qëndron në atë karrige është akuzuar nga deputetë të këtij parlamenti se ka paguar vrasë me pagesë për të eliminuar dy deputet të këtij kuvendi..ne si PD i kërkuam që ditën e parë të bëjë aktin më norlmal që do kërkonte kushdo, të japë doreheqjn e të paraqitet para drejtësisë…nqs je i pafajshëm atehere kthehu aty ku je, por nuk mundesh qe me keta këtu që në 21 Janar donin te digjnin Shqiperine, e këta sot paskan vendosur të të mbrojnë, se di si e ke marrë guximin të ulesh aty, shpresoja të paktën të gjea Vangjel Dulen.
Meta: Ju lutem ca kërkese keni zoti Paloka?
Paloka: Kërkesa është e qartë, që ju të mos qëndroni në atë karrige.
Meta: Ju keni bërë një kërkëse për shkarkim, mblidheni Këshillin e Legjislacionit tani ta fillojmë me kërkëesën për shkarkim, jam gati ta shkel prap rregulloren për ju.
Paloka: Kur një njeri i akuzuar per vrasje na kujton rregullore, kur ministri i Brendshem tanon vrases me pagese ne zyren e tij…
Paloka: Ju mendoni se do talleni me shqiptarët, shi si qeshni këta, deputeti i këtyre ka akuzuar kreun e kuvendit
Meta: Është deputeti juaj që nga e hëna
Paloka: I yni është se e nxirri dhe mburreshit me të, ka thyer Shkodrën dhe në 21 janar i yni ishte ky
Meta: Nga e hera është juaji i askujt tjetër
Paloka: Ore absolutisht por ai është joni që në momentin
Meta; Mund ta bëni edhe kryetar, nuk bëhet njeri xheloz
Paloka: U morët vesh se kush duhet të përfundonte në burg, u vendos për 6 muaj se kush do denigrohej, për të inkriminuar e mbajtët 12 vjet deputet por se doli nga linja, absolutisht nuk vazhdon ku kuvend nëse ai zotëria rri aty, ju mund të talleni me veten dhe me shqiptarët. Shqiptarët po përfundojnë në burgje, po vrasin veten
Meta; keni kaluar kohën, ju lutem, nëse keni ndonjë kërkesë të qartë bëjeni
Paloka: Drejton shtetin dhe kuvendin një njeri i akuzuar për vrasje, nuk po themi që je vrasës, po dorëzohu para drejtësisë, fakti që nxjerr të akuzuarin e parë të Shkallnueir të tregojë histori dhe të akuzojë këdo që e thotë nga ;90 krimineli është Berisha, fakti që nxjerr Brahon nuk tregon që je i pafajshëm,
Meta: keni kaluar kohën, Topalli e kuptoj padurimin tuaj që të iki unë e të vi Toma këtu, por më vjen keq nuk e bëj dot këtë gjë
Paloka: Tahiri është i akuzuar direkt edhe ai se ka pasur dijeni të plotë për ngjarjen, nxjerr gënjeshtar drejtorin e policisë.
Meta: Kërko interpelancë më ministrin e Brendshëm dhe cdo ministër
Paloka: Ikni sa më shpejt, kjo është gjëja më e mirë
Meta: Fjalën e ka Stërkaj, ju lutem mos e ulni nivelin e opozitës, mos bini në nivele kaq banale, mos u sillni si kontigjente të rrugës, Topalli ulu aty. Beqja lajmëroni urgjencën dhe shërbimin e shëndetit mendor, do kujdesemi për ju, patjetër. Pesë minuta pushim sa të qetësoheni, merrni ilaçet qetësohuni, nëse doni kërkesën për shkarkim menjëherë jam gati të respektoj procedurën tuaj.