☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.81 ▲3.18%
ARI 4,482 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.55% ETH $1,984 ▼ -0.53% XRP $1.3276 ▼ -0.45% SOL $81.4100 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Akuzat për manipulimin e numrit të zgjedhësve, Dako: Nga e drejta për të lëvizur lirshëm ka përfituar edhe rivalja ime

Kandidati i Partisë socialiste për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ju përgjigj sot akuzave për manipulim të numrit të zgjedhësve në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Gjatë prezantimit të tij para qytetarëve Dako theksoi se çdokush ka të drejtë të lëviz i lirë.

“Duke ironizuar me deputeti demokrat Edmond Spaho, “Sot po dëgjoja një deputet që nuk ja di as emrin, një Spaho aty, për transferime etj.. e drejta kushtetuese për të lëvizur lirshëm është që në vitet 90, nga kjo e drejtë ka përfituar edhe rivalja ime e cila para ca vitesh u regjistrua në bashkinë e Durrësit, nga kjo e drejtë ka përfituar edhe Federata e futbollit, kane përfituar edhe persona të sjellë nga kandidati i vetëshpallur republikan, edhe ai ka sjellë…unë ju garantoj se vota është një, është e fshehtë, dhe ajo është në drejtimin e duhur, është për koalicionin e Shqipërisë Europiane.”- u shpreh Dako.

Më tej ai prezantoi punët që ka bërë gjatë këtyre viteve si kryetar bashkie. Dako theksoi e gjatë qeverisjes së PD-së Durrësi u la në haresë. “Kjo është çështje besimi, është besimi dhe vetëm besimi kjo fjalë që i mbyll të gjitha fjalës që kanë thënë kandidatët. Është besim që kërkoj nga ju sepse ju jeni dëshmitarë të transformimeve të mëdha që ka pasura ky qytet. Mbasi i hoqëm baltën nga zonat periferike të qytetit vetëm 18 muaj ne kemi realizuar objekte shumë të rëndësishme që i kanë ndryshuar pamjen Durrësit. Jemi të etur për ndryshim për punë të mira. Por po të kthehemi pas do shohim se si kanë qenë këto hapësira. 6 vitet që kaluan punuam me qeverinë e Berishës që jo vetëm nuk e mbështeti Durrësin por ishte dashakeq me të. Dy vitet në vazhdim punuam me qeverinë Rama. Gjatë këtyre dy viteve Durrësit i janë dhënë fonde më shumë se çdo qytet tjetër. Vepra është ajo që flet fjalët i merr era. Janë veprat ato që mbeten, kjo është motoja jonë. Jemi mushkëria e dytë e Shqipërisë bashkë me Tiranën. Jemi aksi më i rëndësishëm ku nuk do të ketë njeri pa punë por do vijnë nga qytetet e tjera të kërkojnë punë.”-u shpreh Dako.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për mediat denoncoi sot skemën sipas te cilit, Dako po manipulon zgjedhjet. “Mekanizmi për ta bërë këtë është regjistrimi në listat e zgjedhësve të Bashkisë Durrës, i njerëzve me bindje të majta, që aktualisht banojnë në territorin e bashkive të tjera, duke u ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjendjes civile dhe konvertuar ata në banorë të Bashkisë së Durrësit”,- tha Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.