☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,263 ▲5.1%
DOW 49,714 ▲3.25%
NASDAQ 24,194 ▲6.97%
NAFTA 80.00 ▼4.09%
ARI 3,647 ▲3.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,231 ▲ +0.96% ETH $1,728 ▲ +0.71% XRP $0.9391 ▲ +1.54% SOL $72.9300 ▲ +4.11%
S&P 500 7,263 ▲5.1 % DOW 49,714 ▲3.25 % NASDAQ 24,194 ▲6.97 % NAFTA 80.00 ▼4.09 % ARI 3,647 ▲3.73 % S&P 500 7,263 ▲5.1 % DOW 49,714 ▲3.25 % NASDAQ 24,194 ▲6.97 % NAFTA 80.00 ▼4.09 % ARI 3,647 ▲3.73 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Politika

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka mohuar çdo pretendim për përfshirjen e Shqipërisë në trafik armësh, duke i cilësuar akuzat të pavërtetuara dhe dashakeqe.

Gjatë një interviste për Klan News, Nufi deklaroi se aludimet për trafik armësh në territorin shqiptar, të trajtuara sipas tij në emisione televizive sikur të ishin fakte të provuara, dëmtojnë imazhin e Republikës së Shqipërisë.

Ai theksoi se këto akuza synojnë të njollosin industrinë e mbrojtjes dhe përpjekjet e Shqipërisë për ringritjen e saj.

“Çdo lloj aludimi për trafik armësh në territorin e Shqipërisë, i pavërtetuar, i trajtuar me spektakël emisionesh në darkë, si i faktuar që ka ndodhur, për mendimin tim, është të hedhësh baltë mbi flamurin e Republikës së Shqipërisë dhe të jesh minimalisht, në rastin më të mirë, i pavetëdijshëm për nivelin e dëmit që i shkakton Republikës.

Të thuash trafik armësh për një vend të NATO-s, duhet të kuptosh njëherë se çfarë është trafiku i armëve. Vetëm ata që kanë informacion për trafikun e armëve mund të flasin për të.

Që të bëhet transferim normal armësh, pra blerje dhe shitje, ka një procedurë shumë të gjatë të importit dhe eksportit të këtyre lloj materialeve, municioneve apo sistemeve.

Kjo është bërë për t’i hedhur baltë një industrie, për t’i hedhur baltë të gjithë mundit të Shqipërisë për të ringritur industrinë e mbrojtjes. Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, u shpreh Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.