🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,944 ▲ +0.59% ETH $2,246 ▲ +0.81% XRP $1.1682 ▼ -1.28% SOL $89.9200 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Erind Agalliun alias Teneqexhiu, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “arrest në shtëpi”.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pas shqyrtimit të ankimit të Agalliut kundër vendimit nr. 89, datë 29.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Apeli pranoi kërkesën e tij dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, me masën “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që Agalliu të mos largohet nga banesa e tij.

Agalliu është një prej 11 personave të hetuar nga SPAK në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve të SPAK, grupet kriminale ku ai dyshohet se bënte pjesë akuzohen për trafikimin e rreth 400 kilogramëve amfetaminë, 500 kilogramëve kanabis dhe sasive të kokainës.

SPAK ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 4 grupe kriminale, të krijuara, organizuara dhe drejtuara nga shtetas shqiptarë, të cilat dyshohet se trafikonin lëndë narkotike nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës dhe vendeve të Skandinavisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimi zgjati rreth 18 muaj dhe u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Gjatë hetimeve u përdorën metoda speciale, përfshirë përgjime të komunikimeve telefonike, regjistrime të fshehta fotografike, filmike dhe video, si dhe shkëmbim të informacioneve dhe provave në kohë reale me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Pas operacionit të zhvilluar më 3 qershor, ndaj 11 personave janë vendosur masa sigurie, ndërsa për 9 prej tyre ato janë ekzekutuar. Disa nga personat e dyshuar për përfshirje në këto grupe janë arrestuar dhe dënuar më herët edhe në Finlandë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.