🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,901 ▲ +0.78% ETH $2,243 ▲ +0.91% XRP $1.1647 ▼ -1.47% SOL $89.7200 ▼ -0.81%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Arte

Gonxhja me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, progres në kulturë dhe pronësinë intelektuale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa, ku në fokus ishte ecuria e procesit të integrimit evropian, projektet e përbashkëta dhe prioritetet në fushat e kulturës, rinisë dhe trashëgimisë kulturore.

Gonxhja bëri të ditur se Raporti i Progresit 2026 i Komisionit Evropian evidenton arritje të rëndësishme në këto fusha, duke vlerësuar pozitivisht reformat dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane.

Sa i përket kulturës, Kapitulli 26 ka marrë vlerësimin për progres të mirë dhe është mbyllur përkohësisht, një zhvillim që, sipas ministrit, pasqyron angazhimin për zhvillimin e kulturës, bashkëpunimin evropian dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.

Ndërsa në Kapitullin 7, që lidhet me pronësinë intelektuale, është shënuar progres në mbrojtjen e të drejtave të krijuesve dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, përmes miratimit të Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me të.

Gonxhja theksoi gjithashtu vijimin e kontributit të Shqipërisë në negociatat për kapitujt 1 dhe 29, që lidhen me lëvizjen e lirë të mallrave dhe bashkimin doganor, me vëmendje të veçantë ndaj mbrojtjes dhe qarkullimit të pasurive kulturore.

Një vëmendje e posaçme gjatë takimit iu kushtua edhe Parkut Arkeologjik Bylis–Klos, ku Bashkimi Evropian po mbështet një investim prej 6,25 milionë eurosh, i cili synon ndërthurjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore me zhvillimin ekonomik të komunitetit lokal.

Ministri veçoi gjithashtu rekomandimin e Komisionit Evropian që Këshilli të nisë gjatë vitit 2027 përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gonxhja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në realizimin e programeve dhe projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e artit, krijimtarisë, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, si dhe në promovimin e potencialit turistik të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.